Inlajmi këtë ditë vikendi ju sjellë një recetë mjaftëtë shijshme.
Përbërësit
Për brumin Frolla
- 250 gramë miell
- 100 gramë sheqer pluhur
- 2 të verdha veze
- 125gramë gjalpë
- 1 sheqer vanila
Për kremin:
- 50 gramë niseshte
- 6 të verdha të vesë
- 500 ml qumësht
- Vanilë
- 150 gram sheqer
Për mbushjen:
- 1 banane
- 1 kivi
- 100 gramluleshtrydhe
- 5 mana
- 100 gramë boronica
- 1 portokall
- 2 lugë reçel kajsie
- 7 gramë xhelatine pluhur
- 100 ml ujë
Përgaditja:
Përgatitim kremin e pastiçerisë në këtë mënyrë: Në një tas të thellë rrahim vezët me sheqerin dhe shtojmë me pas 1/3 e qumështit. Bashkojmë niseshten e e situr duke e hedhur pak e nga pak. Në një tenxhere hedhim sasinë tjetër të qumështit per kremin dhe shtojmë vanilen së bashku me masen e mësipërme. Trazojmë dhe përzjejmë mirë. E vendosim mbi zjarrë dhe e lëmë të marrë valë. Për ta aromantizuar mund të përdorim edhe lekuren e grire te limonit, vetem pjesen e verdhe pa cipen e bardhe.Hedhim kremin e pastiçerise ne nje ene qelqi qe te ftohet dhe me qellim qe te mos zeri ajke siper e mbulojme me plasmas guzhine.
Pergatitja e brumit frolla: Per pergatitjen e brumit frolla marrim gjalpin akoma te ftohte nga frigoriferi dhe e ndajme ne kube te vogla, veme ne mikser se bashku me miellin dhe perzjejme derisa te krijohet nje brume si rere. Ne kete pike nxjerrim nga mikseri, shtojme dhe perzjejme me sheqerin me pas mbledhim masen si shatrevan duke krijuar gropen ne mes, ku shtojme esencen e vaniljes dhe te verdhat e vezeve.Punojme brumin derisa te perfitojme nje mase elastike te ciles i japim formen e nje topi, e mbeshtjellim me plasmas guzhine dhe e leme te pushoje per te pakten 30′. Qe brumi te jete me i bute shtojini nese doni pak sode buke ose pak pluhur embelsirash, megjithese receta origjinale nuk i permban keto te fundit.
Hapim peten me diameter 34 cm dhe trashesi 6-7mm.Ne nje tepsi te ceket me diameter 28cm shtrijme letren e furres dhe mbi te shtrojme peten. Rregullojme anet duke i shtypur me pirun , dhe me pas e shpojme krejt peten . Vendosim mbi te leter furre dhe e mbulojme me fasule te thata.
Leme te piqet ne furre te paranxehur ne 180° per 20′. Pasi te jete frohur, me nje shiringe embelsirash ose me nje sac-a-poche mbushim fundin e tortes me kremin e pastiçerise. Mbi te shtrojme me rradhe frutate e prera ne rradhen dhe menyren qe deshironi, sipas fantazise.
Pergatitim xhelatinen duke vene ne nje tenxhere: 2 luget e reçelit te kajsive, se bashku me lengun e gjysm portokalli.Shtojme 7gr xhelatine pluhur dhe ujin. Leme te bjeri ne vale per 2 min. me nje penel lyejme me te frutat, e leme te ftohet dhe e futim ne frigorifer per te pakten 2 ore. Serviret e ftohte.