Sot është dita botërore e të qeshurit.
Sigurisht, se pyetni pse të qeshurit ka ditën e vet?
Në fakt, të qeshurit është stimulues i fuqishëm që ndikon në shëndetin e përgjithshëm dhe për përmirësimin e disponimit.
Asgjë në botë nuk mund të ndikojë aq shpejt dhe pozitivisht sikur të qeshurit, transmeton KosovaPress.
E qeshura lufton stresin dhe dhimbjet, shton vetëbesimin dhe përmirëson përqendrimin dhe të mbajturit mend.
Të qeshurit ndikon pozitivisht në punën e zemrës, hormone, mushkëri, sy, emocione, tru.