Fluksi i qytetarëve që kalojnë nëpër pikën kufitare në Merdare gjatë ditës së sotme është më i vogël se sa ditëve të tjera.
Bashkatdhetarët që po dalin nga Kosova, përmes Merdares këtë të enjte po presin deri në 10 minuta.
Këtë e ka bërë të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ku ka konfirmuar se qytetarët për të dalur nga Kosova nga pika kufitare Merdare po presin 5 deri në 10 minuta.
E për të hyrë në Kosovë përmes kësaj pike, pritja shkon 3 deri në 5 minuta.
Sipas këtij njoftimi edhe në pikat e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata se 10 minuta për hyrje-dalje.
Ndërsa, sa i përket gjendjes së rrugëve Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se të gjitha rrugët janë të kalueshme. /InLajmi