Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur shkurt para se të nisej në Kuvend për t’u takuar me liderin e LDK-së, Isa Mustafa, në tentim për të arritur një marrëveshje për koalicion, shkruan InLajmi.
Ai para selisë së partisë, ku ka mbledhur bashkëpartiakët ka thënë se përpjekjet për t’i arritur marrëveshjen nuk do të ndalen.
“Përpjekjet nuk i ndalim, lëvizje ka pasur, marrëveshje nuk ka ende”, ka thënë Albin Kurti para se të nisej në Kuvend të Kosovës.
Takimi në mes të Kurtit dhe Mustafës pritet që të nis për pak minuta, për të cilin InLajmi do t’iu mbajë të informuar./InLajmi/