Kryetarja e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Gentiana Begolli përmes një postimi në Facebook i ka dënuar sjelljet e padrejta që po iu bëhen gazetarëve të vendit gjatë përcjelljes me orë të tëra të takimit mes LVV-LDK, shkruan InLajmi.
Ajo i ka quajtur të papranueshme, jo korrekte, jo profesionale e aq më pak humane, pasi sipas saj gazetarët po janë të detyruar të qëndrojnë jashtë e në temperatura të ulëta.
Begolli ka kërkuar që për këtë të merren masa dhe të trajtohen në mënyrë dinjitoze dhe mos të vazhdojnë më shumë ky trajtim jo human ndryshe do të bojkotojnë përcjelljen e takimeve.
“Kërkojmë që urgjentisht të merren masa që kolegët tonë të trajtohen me korrektësi, në mënyrë dinjitoze dhe mos të vazhdoj edhe më tutje ky trajtim jo human.
Nëse gazetarët e xhiruesit do të vazhdojnë edhe me tutje të ballafaqohen me këtë trajtim, ne si AGK do të kërkojmë nga kolegët tonë bojkotimin e përcjelljes së takimeve, ku anëtarët e komunitetit tonë shpërfillen dhe pengohen në kryerjen e detyrës së tyre“, ka shkruar tutje Begolli./InLajmi/