Sulmet me raketa që Irani u bëri caqeve amerikane të mërkurën janë arsyetuar nga Ministri i Jashtëm i këtij shteti, Javad Zarif.
Ai ka thënë se sulmet e tyre janë vetëmbrojtje legjitime, shkruan Reuters.
“Veprimet tona janë legjitime vetëmbrojtëse dhe SHBA-ja duhet të shmangë vlerësimet e saj të bazuara në iluzione”, ka pohuar ai, transmeton Klan Kosova.
Irani ka lëshuar raketa mbi forcat amerikane në Irak në orët e hershme të mëngjesit si kundërpërgjigje ndaj sulmit me dron mbi gjeneralin Qasem Soleimani.