Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar Ikballe Hadutin, aktiviste e njohur për mbështetjen e rrymës fetare iraniane në Kosovë, e cila ditë më parë pas vrasjes së gjeneralit iranian, kishte reaguar ashpër në rrjetet sociale duke kritikuar Amerikën dhe presidentin Trump.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e Ikballe Hudutit në bazë të urdhëresës se lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, shkruan InLajmi.
Policia njofton se gjatë bastisjes së shtëpisë së të dyshuarës janë konfiskuar disa pajisje elektronike si edhe dëshmi të tjera relevante.
“Prishtinë 07.01.2020 – 11:00. Drejtoria Kundër Terrorizmit në bashkëpunim me PSRK-në dhe në bazë të urdhëresës se lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ka kryer bastisje në shtëpinë e së të dyshuarës femër k-shqiptare. Gjatë bastisjes së shtëpisë së të dyshuarës janë konfiskuar disa pajisje elektronike si edhe dëshmi të tjera relevante. E dyshuara është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia./InLajmi