Një tërmet me magnitudë 4,5 të mërkurën përshkoi një zonë më pak se 50 kilometra nga termocentrali bërthamor në Bushehr i Iranit.
Sipas mediave të huaja, tërmeti, i cili kishte një thellësi prej 10 kilometrash, goditi 17 kilometra në jug-juglindje të qytetit Borazjan në 6:49 të mëngjesit, ka thënë Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së në faqen e tij të internetit.
Ndërkohë, Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA tha që tërmeti u ndje në Bushehr, vendi i termocentralit të vetëm bërthamor të vendit.
https://twitter.com/AFP/status/1214801713426599936?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1214801713426599936&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button