Irani ka sulmuar 2 baza ushtarake amerikane në Irak. Sulmi i Iranit ishte me 13 raketa balistike.
Sulmi e konfirmoi edhe Pentagoni ndërkohë që deklaroi se po punonte për vlerësimin e dëmeve.
Pas sulmit erdhi edhe reagimi i presidentit të SHBA-së, Donald Trump i cili tha se sot në mëngjes do mbajë një konferëcë për shtyp dhe i kujtoi kundërshtarëve të tij se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ushtrinë më të fortë në botë.