Elmi Morina ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe njëherit veteran i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lajmi për vdekjen e tij e bëri të ditur kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ku edhe ka ngushëlluar familjen Morina.
“Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Elmi Morina nga Gllareva e Klinës, ngushëllime familjes dhe bashkëluftetarëve”, shkroi ai.
Postimi i i tij i plotë:
Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Elmi Morina nga Gllareva e Klinës.
Luftëtari i dalluar i Brigadës 122″ Imer Krasniqi”, shërbeu pas çlirimit në Policinë e Kosovës, detyrë që e kreu me nderë e përkushtim.
Ngushëllime familjes dhe bashkëluftetarëve. /InLajmi/