Konflikti mes SHBA dhe Iranit pritet të përshkallëzohet me përmasa të paparashikueshme. Ndërkohë që SHBA është duke tërhequr nga Iraku të gjithë trupat ushtarake.
Gjatë ditës së sotme ministria shqiptare e mbrojtjes është pyetur nëse Shqipëria ka trupa ushtarake në Irak.
“Forcat e Armatosura nuk kanë efektivë në Irak”. Kjo ishte përgjigja e zëdhënëses Albana Qehajaj.
Ndërkohë në një situatë të tillë lind pyetja. Po shtetas shqiptarë që jetojnë e punojnë në Irak a ka?
“Në zonën e konfliktit nuk ka qytetarë shqiptare dhe një djalë që punonte për NATO, dje është evakuuar në Kuvajt”, thanë për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu burime nga ministria e Jashtme.
Sakaq në edicionin e lajmeve të orës 12 gazetari Muhamed Veliu duke iu referuar burimeve diplomatike tha se në Irakun verior jetojnë dhe punojnë 60 shtetas shqiptarë për kompani të ndryshme.