• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 20 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Ligjet e kushtetutës së SHBA-së: Si dhe kush e shpall luftën

J G nga J G
8 January 2020
në Bota
0 0
0
Ligjet e kushtetutës së SHBA-së: Si dhe kush e shpall luftën
2
SHPERNDARJE
28
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara do të votojë këtë javë mbi legjislacionin që synon parandalimin e një angazhimi të forcave amerikane me ato të Iranit derisa Kongresi të japë miratimin.

Votimi pason vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Soleimani me urdhër të Presidenti Donald Trump javën e kaluar, duke përshkallëzuar tensionet në rajon. Shumë demokratë të kongresit kanë shprehur shqetësimin se kjo mund të çojë në luftë të hapur mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Si e shpallin luftën Shtetet e Bashkuara?

Sipas Nenit I të Kushtetutës amerikane, Kongresi ka autoritetin për të shpallur luftë ndërsa neni II i jep Presidentit përgjegjësinë për të qenë komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura.

Autorët e Kushtetutës i ndanë qëllimisht këto kompetenca midis degëve të qeverisë amerikane për të parandaluar një lëvizje të pamenduar, të njëanshme drejt luftës.

Gjatë historisë amerikane, degët legjislative dhe ekzekutive janë përplasur rreth interpretimit të këtyre kompetencave siç përcaktohet në Kushtetutë.

Këto pyetje u shtuan pas angazhimit të Shteteve të Bashkuara në konfliktet në Kore dhe Vietnam, që u bënë pa shpallje zyrtare të luftës.

Hera e fundit që Kongresi miratoi një deklaratë zyrtare të luftës ishte pothuajse 80 vjet më parë, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Çfarë thotë Ligji për Luftërat i vitit 1973 për të drejtën për të shpallur luftë?

Në vitin 1973, Kongresi miratoi legjislacionin që përcaktonte më tej rolin e Presidentit në drejtimin e veprimeve ushtarake jashtë vendit pas zbulimit që Presidenti i atëhershëm Richard Nixon kishte urdhëruar operacione të fshehta bombardimi në Kamboxhia.

Ligji përcaktonte që presidentët amerikanë kanë 48 orë afat për ta njoftuar Kongresin pas operacioneve të forcave amerikane jashtë vendit, si dhe për të detajuar arsyetimet për ato veprime.

Sipas ligjit, këto masa mbrojtëse sigurojnë që “gjykimi kolektiv i Kongresit dhe i Presidentit do të duhet të zbatohet” për dislokimin e trupave amerikane jashtë shtetit.

Ligji, gjithashtu kërkon që presidentët të përfundojnë përfshirjet jashtë shtetit pas 60 ditësh nëse Kongresi nuk miraton shpalljen zyrtare të luftës.

Presidentë nga të dyja partitë kanë kundërshtuar ose ripërcaktuar interpretime të këtij ligji pasi ai u quajt “jokushtetues dhe i rrezikshëm” nga Presidenti Nixon.

Cili është Autorizimi i vitit 2001 për përdorimin e forcës ushtarake, ose AUMF, dhe si lidhet ai me debatin e tanishëm?

Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, Presidenti George W. Bush i përshkroi ato sulme kundër Shteteve të Bashkuara si “akt lufte”.

Presidenti Bush punoi me Kongresin për miratimin e një rezolute që autorizoi gjerësisht veprimet për të luftuar kërcënimin nga terrorizmi ndërkombëtar.

AUMF ka ndezur debate të vazhdueshme pasi Presidentët Bush, Obama dhe Trump kanë përdorur përkufizimet të përgjithshme të legjislacionit në lidhje me kërcënimet terroriste për të justifikuar veprimet ushtarake jashtë vendit.

Për dallim nga autorizimet e tjera për konfliktet kundër vendeve ose zonave të veçanta, AUMF lejon veprime kundër organizatave ose individëve.

Përpjekjet në Kongres për të miratuar një ligj të ri të autorizimit për përdorimin e forcës jashtë vendit, i cili trajton natyrën në ndryshim të kërcënimeve terroriste, si dhe përcaktimin më specifik të individëve dhe subjekteve që përbëjnë një kërcënim, kanë dështuar. Ligjvënësit miratuan një ligj të tillë të dytë (AUMF të dytë) në vitin 2002, posaçërisht autorizimin e Shteteve të Bashkuara për të pushtuar Irakun.

Si i interpreton Presidenti Trump këto ligje?

Megjithëse administrata e Presidentit Trump nuk e ka cituar AUMF-in e vitit 2001 si justifikim për sulmin ajror që vrau gjeneral Soleimanin, nënpresidenti Mike Pence postoi në Twitter një pretendim të pasaktë se gjenerali kishte mbështetur udhëtimin e disa prej rrëmbyesve të 11 shtatorit. Zyra e Nënpresidentit sqaroi më vonë se ai ishte duke iu referuar Iranit, që ka lejuar disa nga rrëmbyesit të kalonin nëpër vend gjatë rrugëtimit të tyre drejt Afganistanit.

Analistët thonë se presidenti duket se po përdor të drejtën e tij për të autorizuar sulme në bazë të Ligjit mbi Kompetencat e Luftës.

“Përdorimi i autorizuar i forcës ushtarake aktualisht është i lidhur me operacionet tona antiterroriste kundër ISIS-it dhe bashkëpunëtorëve të tyre në rajon. Pra, është e vështirë që kjo të shtrihet edhe për kërcënimin nga Irani dhe njerëzit si Qassem Soleimani”, i tha Zërit të Amerikës Kirsten Fontenrose, drejtore e Nismës Scowcroft për Sigurinë e Lindjes së Mesme në Këshillin Atlantik.

“Administrata ndërmori një përpjekje për të shpallur Qassem Soleimanin terrorist të huaj për t’i dhënë autoritet mbi personin e tij në kuadër të ligjeve mbi luftën kundër terrorizmit. Pra, në mënyrë që administrata të kishte autoritet ta godiste Qassem Soleimani. Ata nuk kishin nevojë të mbështeteshin tek AUMF për sulmin sepse ata mund të mbështeten në Ligjin mbi Kompetencat e Luftës që i jep presidentit autoritet për këtë lloj sulmi”, tha ajo.

Administrata e Presidentit Trump e njoftoi Kongresin për sulmin ajror që vrau Soleimanin të shtunën, duke cituar informacione e kundërzbulimit për sulme të planifikuar ndaj personelit amerikan.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi tha se njoftimi bazuar në informacione sekrete “ngre më shumë pyetje” për operacionin.

Në një mesazh në Twitter të dielën, Presidenti Trump u duk se po fliste për Ligjin e Luftës, duke thënë, “Këto raportime të mediave do të shërbejnë si njoftim për Kongresin e Shteteve të Bashkuara që nëse Irani godet ndonjë person ose objektiv amerikan, Shtetet e Bashkuara do të kundërpërgjigjen, dhe mbase në një mënyrë disproporcionale. Një njoftim i tillë ligjor nuk kërkohet, megjithatë ai është dhënë!”

Udhëheqësit e Kongresit nuk kanë folur drejtpërdrejt lidhur me pretendimet e Presidentit se njoftimi në mediat sociale është adekuat.

Një postim në Twitter nuk do të mund të konsiderohej njoftim zyrtar, sipas Ligjit mbi Kompetencat e Luftës.

Si po përgjigjet Kongresi?

Demokratët e Kongresit kanë shprehur një numër shqetësimesh për vrasjen e Soleimanit, duke filluar nga komunikimet e administratës me degën legjislative në lidhje me sulmin ajror.

“Ne jemi të shqetësuar që administrata ndërmori këtë veprim pa u konsultuar me Kongresin dhe pa respektuar kompetencat e luftës që Kushtetuta ia jep Kongresit”, tha kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi në një letër ku informonte anëtarët për votimin e ardhshëm të dielën.

Ajo tha se rezoluta “përsërit kompetencat mbikëqyrëse të vendosura prej kohësh nga Kongresi, sipas të cilave, nëse nuk ndërmerret ndonjë veprim i mëtutjeshëm nga Kongresi, operacionet ushtarake të administratës me Iranin duhet të pushojnë brenda 30 ditësh”.

Të premten, udhëheqësi i pakicës demokrate në senat, Chuck Schumer vuri në dukje se vrasja e Soleimanit ishte pasojë e mjaftueshme për ta çuar vendin në konflikt të hapur me Iranin.

“Unë mendoj që presidenti nuk ka autoritet për një luftë me Iranin”, tha Schumer gjatë një debati në senat. “Nëse ai planifikon një rritje të madhe të nivelit të trupave dhe armiqësi të mundshme për një kohë më të gjatë, administrata do të duhet të kërkojë miratimin e kongresit dhe të popullit amerikan. Vendimi i presidentit mund të përkeqësojë një situatë tashmë të rrezikshme dhe të vështirë në Lindjen e Mesme. Rreziku i një angazhimi shumë më të gjatë ushtarak në Lindjen e Mesme është akut. Ky veprim mund ta ketë afruar vendin tonë në një luftë tjetër të pafund, saktësisht llojin e një lufte të pa fund nga e cila presidenti ka premtuar se do të na largonte”.

Senatori demokrat Tim Kaine ka prezantuar një rezolutë mbi kompetencat e luftës që do të detyronte një votim në Senat për këtë çështje. Teksti i këtij legjislacioni thekson se administrata Trump nuk e ka pranuar se ligjet mbi kompetencat e luftës, AUMF, të vitit 2001 dhe 2002 nuk i japin autorizim të veçantë ligjor për veprime ushtarake kundër Iranit.

“Çështja nëse forcat e Shteteve të Bashkuara duhet të përfshihen në konflikt të armatosur kundër Iranit duhet të bëhet vetëm pas një njoftimi të plotë për Kongresin dhe publikun amerikan për çështjet në fjalë, një debat publik në Kongres dhe një votim në kongres, siç parashikohet nga Kushtetuta”, thuhet në tekstin e legjislacionit, shkruan VOA.

Legjislacioni shoqërues që do të hidhet për votim në Dhomën e Përfaqësuesve këtë javë akoma nuk është publikuar, por do të jetë në linja të ngjashme, sipas kryetares Pelosi.

Tags: KushtetutaLigjeLuftaTrump
Postimi i mëparshëm

Sulmet mbi caqet amerikane Irani i quan “vetëmbrojtje legjitime”

Postimi tjetër

Nis mbledhja e kryesisë së VV-së

Të ngjajshme Postime

Çfarë dihet për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit të Trumpit në Gaza?
Bota

Çfarë dihet për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit të Trumpit në Gaza?

16 October 2025
Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë
Bota

Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë

16 October 2025
Partia pro-evropiane e Moldavisë kryeson në rezultatet e zgjedhjeve
Bota

Partia pro-evropiane e Moldavisë kryeson në rezultatet e zgjedhjeve

28 September 2025
FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan gjatë protestës për George Floyd
Bota

FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan gjatë protestës për George Floyd

28 September 2025
Në përgjigje të ndërhyrjeve ruse, Polonia mbyll hapësirën ajrore
Bota

Në përgjigje të ndërhyrjeve ruse, Polonia mbyll hapësirën ajrore

28 September 2025
Rusia sulmon Ukrainën me breshëri raketash dhe dronësh
Bota

Rusia sulmon Ukrainën me breshëri raketash dhe dronësh

28 September 2025
Postimi tjetër
Nis mbledhja e kryesisë së VV-së

Nis mbledhja e kryesisë së VV-së

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu