Ayatollah Ali Khamenei thotë se “vendi është i pajisur sot kundër ngacmuesve të botës”.
Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei thotë se “vendi është i pajisur sot kundër ngacmuesve të botës”.
Ai thotë se “martirizimi i komandantit të vrarë Qasem Soleimani tregon gjallërinë e revolucionit tonë para botës”.
“Mbrëmë, ne u kemi dhënë një shuplakë në fytyrë,” thotë ai, duke folur për sulmet ndaj objektivave amerikane.
Turma iu përgjigj deklaratave të tij me thirrje për “vdekje për Amerikën”, raporton BBC.

Ai shton: “Kur bëhet fjalë për konfrontim, veprimi ushtarak i këtij lloji nuk është i mjaftueshëm. Ajo që është e rëndësishme është që prania e korruptuar e Shteteve të Bashkuara duhet të marrë fund”.