Megjithatë Mustafaj tha se Shqipëria është vendi më i ekspozuar ndaj këtij rreziku sa i përket Ballkanit pasi ka marrë përsipër të strehojë 3 mijë muxhahedinë si dhe vitin e kaluar i dëboi një ambasador i cili ishte një figurë e lartë në shërbimin informativ të Iranit.
“Shqipëria rrezikohet sigurisht, por Irani nuk ka përmendur vende evropiane, por vetëm vende të rajonit të tyre që janë aleatë të SHBA. Ne jemi vendi më i ekspozuar në Ballkan, sepse kemi strehuar 3 mijë muxhahedinë. Kam shumë frikë. Agjencitë tona Kombëtare kanë kapacitete jo të mëdha për të hetuar rrezikun që mund të vijë për këtë gjë”, ka thënë Mustafaj në.
Ai ka thënë se Shqipëria ka dëbuar ambasadorin e Iranit, i cili ishte një nga figurat kryesore në fushën e shërbimeve sekrete, shkruan News24.
“Shqipëria dëboi ambasadorin e Iranit dhe kjo nuk harrohet lehtë prej tyre. Irani e dërgoi në Shqipëri dhe kjo do të thoshte se ata e kishin në vëzhgim Shqipërinë dhe rolin e muxhahedinëve këtu. Shqipëria duhet me patjetër të komunikojë me aleatët, të kërkojë ndihmë prej agjencive kombëtare të aleatëve pasi ne jemi vend i NATO dhe aleat i SHBA dhe mund të shkëmbejë informacione apo t’u kërkojë ndihmë”, ka thënë ndër të tjera Mustafaj.