Një fëmijë është zhdukur nga një strehimore në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën në ora 16:30, në rrugën “Rexhep Shema”, në Prishtinë është zhdukur një fëmijë, shkruan InLajmi.
Sipas njoftimit të Policisë, fëmija është i gjinisë mashkull dhe është larguar nga Strehimorja e Fëmijëve në Prishtinë dhe nuk dihet se ku gjendet.
Policia ka bërë të ditur se rasti është nën hetime. /InLajmi