Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka bërë të ditur për mediat se dy partisë janë dakorduar që edhe nesër të mbahet një takim tjetër.
“Jemi dakorduar që nesër të mbahet edhe një takim. Për orën e saktë të takimit ju njoftojmë nesër paradite”, ka thënë shkurt Mustafa duke mos u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se për cilat pika nuk janë pajtuar dy liderët, Kurti e Mustafa.
Takimi i sotëm vjen pas afatit kohor prej 48 orësh të dhënë nga presidenti Thaçi për propozimin e kryeministrit.
“Mollë sherri” mes dy partive po vazhdon të jetë posti i presidentit, të cilin LDK po e kërkon me çdo kusht teksa për këtë nuk po pajtohet Vetëvendosje, shkruan lajmi.net
Kjo e fundit, pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës në postin e kryeparlamentarit, ka bërë të ditur se ka hequr dorë nga ministria e Punëve të Brendshme, e cila në rast të arritjes së një koalicioni do t’i takonte partisë së Isa Mustafës.