Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Vetëvendosjes, kryetari i VV-së, Albin Kurti u ka thënë gazetarëve se kontaktet me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa janë të vazhdueshme dhe ata do të takohen sa më shpejtë që të jetë e mundur, shkruan InLajmi.
“Kemi filluar një mbledhje të kryesisë, tash kemi angazhime tjera, dhe do t’i vazhdojmë nesër. Komunikimet janë të vazhdueshme do të takohemi sa më shpejtë që të mundemi”, ka bërë të ditur Kurti.
Ndërkaq, nuk dihet nëse dy liderët e partive do të takohen sot, pasi që presidenti i vendit, Hashim Thaçi i ka dhënë Kurtit 48 orë kohë për propozimin e emrit për kryeministër./InLajmi/