Mijëra iranianë kanë dalë në rrugë për funeralin e Qasem Soleimanit i cili varroset sot në vendlindjen e tij në Kerman.
Gjatë këtij funerali raportohet se disa persona kanë vdekur për shkak se janë shtypur nga turma e madhe e njerëzve.
Numri i saktë i të vdekurve nuk është konfirmuar. Por dyshohet se janë 35 të vdekur ndërsa 48 të lënduar, raporton ‘BBC’.
Qasem Soleimani është vrarë përmes një sulmi nga droni të kryer nga ushtria amerikane ditën e premte në Irak, sipas urdhrit të presidentit, Donald Trump.
Ai cilësohej si terrorist.