Reperi mirënjohur Blasta i cili për një periudhë kohore pauzoi tani i rikthehet industrisë muzikore me projektin e ri.
Ky projekt është bërë me përkushtim, angazhim dhe shumë profesionalizëm.
Tuje reperi ekskluzivisht për Inlajmin e ka zbuluar edhe titullin e këngës së fundit që do të publikohet të mërkurë në ora 18:00. Emri i këngës është “Faj” e punuar nga “bug production”, kënga ka dhe klipin e cila do të publikohet së shpejti dhe sipas reperit ka shumë pritshmëri. Rikthimi për Blastën do të jetë shumë më ndryshe.
Kujtojmë që reperi Blasta është bërë prind vitin që lamë pas. Përveç angazhimeve në familje artisti ka premtuar që nuk do të ndalet me kaq, do të punoj edhe në shumë projekte të tjera.
Kënga “Faj” e solli Blastën përsëri në skenë, ky është vetëm fillimi për reperin gjatë 2020-s.
Sajmir Morina /InLajmi/