Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur pasditen e sotme në Ozdrim të Pejës.
Sipas policisë kanë thënë se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura ndërsa një vajzë e mitur si pasojë e plagëve të marra ka vdekur.
Ndërsa një femër tjetër është shtrirë në spital me lëndime trupore. Policia e trafiku ka dalë në vendin e aksidentit dhe është marrë me rastin, shkruan Indeksonline.
Do t’iu mbajmë të informuar për këtë aksident.