Zoran Milanoviq zyrtarisht është presidenti i ri i shtetit të Kroacisë.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar Zoran Milanoviq për fitoren në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci, shkruan InLajmi.
“Urime ndaj Zoran Milanoviq për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale në Kroaci”, është shprehur Thaçi.
“Shoh forcimin e mëtejmë të partneritetit strategjik në mes të Kosovës dhe Kroacisë. Falënderoj Presidenten Grabar Kitaroviq për miqësinë dhe bashkëpunimit gjatë mandatit të saj”, ka shkruar më tej Thaçi në llogarinë e tij zyrtar në rrjetin social Twitter. /InLajmi