Pas deklaratës të presidentit të vendit, Hashim Thaci i cili tha se Kurtit në takim i ka dhënë kohë 48 orë që të nominojnë kaandidatin për kryeministër, ka reaguar VV-ja, shkruan InLajmi.
Sekretari për marrëdhënie me jashtë në LVV, Kreshnik Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka treguar se edhe ai ka qenë prezent në takim ku ka thënë se nuk ëhstë përmednur kufizim kohor për nominimin e kandidatit për kryeministër.
Ai tutje ka thënë se kufizimi kohor nuk ka bazë kushtetuese, ku ka shtuar se në mbeldhjen e ardhshme të Kryesisë do të merret vendimi dhe do t’i dërgohet zyrtarisht presidentit propozimin.
Postimi i plotë:
Sot, si Sekretar për Marrëdhënie me Jashtë i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, isha pjesëmarrës në takimin e Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Albin Kurti, me Presidentin e Republikës së Kosovës.
Mund të them që në asnjë moment Presidenti nuk ka përmendur kufizim kohor për nominimin e kadidatit/es për Kryeministër, e aq më pak afatin prej 48 orëve.
Ky kufizim kohor apo çfarëdo kufizimi i ngjashëm, nuk ka bazë kushtetuese.
Në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë sonë do të marrim vendim, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe mandej do t’ia dërgojmë zyrtarisht e me shkrim Presidentit propozimin tonë./InLajmi/