Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kujtuar gjeneral Shaban Shala në rastin e tetë vjetorit të vdekjes, shkruan InLajmi
Haradinaj p ërmes një postimi në facebook ka thënë se Shaban Shala ishte personazh i epokave më të ndritura të historisë së Kosovës.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Shaban Shala ishte personazh i epokave më të ndritura të historisë së Kosovës.
Para luftës ishte në organizimet atdhetare qe i paraprinë themelimit të UÇK-së, ndërsa në luftë u shqua si organizator dhe prijës i saj.
I ndershëm, besnik dhe patriot i vërtetë, do vazhdonte kontributin e tij në ndërtimin e vendit, me theks të veçantë themelimin e zhvillimin e TMK-së dhe FSK-së.
8 vite më parë, ai iu bashkua të vëllait dëshmor Bedriut e shumë bashkëluftetarëve të tjerë, duke lënë zbrazëtirë të madhe në proceset shtetndërtuese, por duke mbetur përgjithmonë në kujtesën historike.
Lum Atdheu që kishte burra si ai.