• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 3 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Shëndeti Familja

Gjumi dhe rëndësia që ka, i pazevendësueshmi i veprimtarisë sonë jetësore

V E nga V E
5 January 2020
në Familja
0 0
0
Gjumi dhe rëndësia që ka, i pazevendësueshmi i veprimtarisë sonë jetësore
3
SHPERNDARJE
43
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Është nata ajo që i jep kuptimin ditës. Dhe falë gjumit që bëjmë natën përvojat e ditës marrin dhe gjejnë një kuptim dhe kanë një logjikë. Pyetja që dukej se ishte e destinuar për të mbetur pa një përgjigje (përse flemë?) po shndërrohet në fakt në një pus të vërtetë të mbushur me mrekulli për shkencën dhe kjo hap pas hapi ndërsa eksperimentet shkencore nxjerrin në pah rëndësinë e jashtëzakonshme që kanë për mirëqenien dhe vetë jetën tonë, orët e errësirës së natës.

Rendesia jetesore e gjumitNë fakt të jetosh pa gjumë është e pamundur dhe kjo jo vetëm në aspektin e lodhjes fizike. Nëse nuk do të ishte gjumi, pra pauza mes ditëve, atëherë nuk do të ekzistonte as reflektimi dhe as ndarja e ngjarjeve nga njëra-tjetra. Ndërsa gjatë gjumit truri ynë përjeton dhe përpunon të gjitha përvojat e ditës. I çmonton, i kategorizon dhe i vendos ato në zona të ndryshme të tij. Dhe aty qëndrojnë në formën e kujtimeve për rreth një muaj, një vit, apo për gjithë jetën sipas rëndësisë së tyre apo impaktit emotiv që na kanë lënë. Ky lloj spastrimi është ajo ndjesi që në mëngjes e quajmë “çlodhje”, apo “mendje të lehtë”. Pa këtë rregullim që bëhet gjatë natës në trurin tonë do të mbizotëronte rrëmuja dhe ne vetë nuk do të përjetonim kurrë ndjenjën e mirë dhe të këndshme e plot energji që na dhuron në mëngjes një gjumë i mirë natën. Dhe për më tepër të gjitha përvojat e një dite më parë do të përfundonin në një kosh të madh dhe të paformë me pak mundësi për t’u rikuperuar më pas.

Vlera e gjumit

Gjumi ndikon drejtpërsëdrejti në sistemin endokrin dhe metabolizmin, që ndikojnë direkt në gjenerimin e hormoneve dhe rigjenerimin e energjisë. Gjumi gjithashtu ka rëndësi për rritjen e qelizave, rëndësia e të cilave është e pamohueshme. Gjumi ka efekt direkt në funksionimin e rregullt të trurit, në aftësinë e përqendrimit dhe të ruajtjes së memories. Na bën më elastik kur kemi të bëjmë me vendimmarrjen dhe gjykimin. Gjumi gjithashtu rrit aftësitë motorike dhe reaksionin. Aktualisht po zhvillohen një numër eksperimentesh për ndikimin e pagjumësisë në sëmundjet si diabeti, hipertensioni, obeziteti dhe depresioni. A e dini se pagjumësia rrezikon jetën tuaj? Po, nëse flini në prani të njerëzve që gërhasin atëherë mund të fitoni sëmundjen e quajtur ‘apnea e gjumit’ që është fatale për organizmin e njeriut. Kjo nuk është e tëra. GjumiPagjumësia mund të shoqërohet me lodhje të madhe, ecjen në gjumë dhe të folurit në gjumë. Por, sa duhet të flemë për të qenë të shëndetshëm? Njeriu në gjumë dhe për një gjumë sa më të shëndetshëm duhet të kalojë katër cikle të cilat janë përafërsisht nga dy orë dhe më pas është faza e çlodhjes në gjumë. Gjithsej, njeriut të rritur i duhen tetë orë gjumë të pastër për të mbajtur organizmin të shëndetshëm.

 

Gjithkush ka nevojë për gjumë dhe kjo nevojë është sasia e gjumit që çdo organizëm kërkon për t’u rizgjuar i rigjallëruar. Shuma mesatare e gjumit të nevojshëm ndryshon gjatë periudhave të jetës, sidomos gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës. Edhe pse ekziston një shumë mesatare gjumi, sasia e gjumit gjithashtu ndryshon nga personi në person – çka e bën gjumin gjenetik apo të përcaktuar nga gjenet e çdo individi. Sipas Fondacionit kombëtar të Gjumit – National Sleep Foundation – SHBA, foshnjet nga 3 në 11 muaj kanë nevojë për 14-15 orë gjumë në 24 orë; nga 12 në 35 muaj duhet 12-14 orë; parashkollorëve 3 – 6 vjeç u duhet 11- 13 orë gjumë; fëmijët nga 6 në 10 vjeç kanë nevojë për 10 – 11 orë; adoleshentët nga 11 – 18 vjeç kanë nevojë për 9 orë e gjysmë gjumë; dhe të rriturit për një mesatare prej 8 orësh në 24 orë.

Gjumi per femijetPërllogaritet se një të tretën (1/3) e jetës, njeriu e kalon në gjumë.

Çfarë ndodh nëse nuk plotësohet nevoja për gjumë? Duke mos fjetur sa duhet, personi grumbullon një borxh që zakonisht duhet paguar (me gjumë). Kjo mund të përfshijë gjumin shtesë. Nëse njeriu fle më pak sesa trupi ka nevojë, ai/ajo ndjen lodhje, vështirësi në të menduar, shton rrezikun për aksidente, komplikime shëndetësore (p.sh., shtim në peshë). Megjithatë, disa studime të kohëve të fundit kanë treguar se borxhi i gjumit nuk mund të shlyhet.

Qëllimi dhe funksioni i gjumit vazhdojnë të mbeten kryesisht mister. Vetëm në dekadat e fundit shkencëtarët kanë filluar të zbulojnë disa nga sekretet e tij. Ekzistojnë të paktën 3 teori pse njeriu fle.

 

Teoria e riparimit; është shpjegimi më i pranuar, që sugjeron se gjumi rikthen në jetë indet dhe përgatit trupin për të nesërmen. Kjo mund të përfshijë pastrimin e neuro-transmetuesve të akumuluar nga truri, si dhe riparimin e indeve në të gjithë trupin.

Teoria e adaptimit; është shpjegim alternativ që thotë se gjumi rrit aftësinë për të mbijetuar. Ndërsa nata mund të jetë e rrezikshme, sidomos nga kafshët grabitqarë, kjo i shtynë qeniet për të kërkuar një strehë të sigurt. Duke shmangur rreziqet, kafsha jeton gjatë dhe ka më shumë gjasa për të riprodhuar – kështu, gjumi bëhet një përparësi për t’u përshtatur.

Teoria e konservimit; sipas kësaj teorie, gjumi është një mjet për të ruajtur energjinë. Gjatë gjumit, metabolizmi ngadalësohet, kështu që nevoja e përgjithshme për kalori është e pakët. Në qoftë se koha shpenzohet zgjuar, njeriu nuk mund të ketë ushqim të mjaftueshëm për të mbijetuar

Ka teori që thonë se gjumi duket të ketë funksione të tjera por që ende nuk njihen. Gjithësesi mendohet se gjumi e ndihmon njeriun të mësojë, rafinojë dhe konsolidojë kujtimet. Gjumi ndihmon në forcimin e sistemit imunitar. Pavarësisht nga qëllimi ose funksioni, gjumi është, qartë, një nga aktivitetet më të domosdoshme të jetës, dhe ndoshta një për të cilat dihet shumë pak. Kjo çon në mundësi për spekullime filozofike dhe analizë të vetvetes – nëse shtrirë me sy në tavan, në pritje për gjumë, lind pyetja “Pse flemë?”

Tags: FëmijetGjumiTe rriturit
Postimi i mëparshëm

Ëmbëlsirë dietale

Postimi tjetër

Edita Tahiri: Pa konsensus nuk ka paqe me Serbinë

Të ngjajshme Postime

6 mënyra të vogla si fëmija yt po të tregon që je prind fantastik
Familja

6 mënyra të vogla si fëmija yt po të tregon që je prind fantastik

15 July 2025
Çfarë është “Efekti i babait të munguar tek vajzat”?
Familja

Çfarë është “Efekti i babait të munguar tek vajzat”?

4 March 2025
Kur fëmija ecën në majë të gishtave edhe pas moshës 2-vjeçare, a duhet të shqetësohemi
Familja

Kur fëmija ecën në majë të gishtave edhe pas moshës 2-vjeçare, a duhet të shqetësohemi

12 November 2023
Ja sa orë gjumë duhet të fleme për të qenë të shëndetshëm
Familja

Ja sa orë gjumë duhet të fleme për të qenë të shëndetshëm

13 October 2023
8 të vërteta të ashpra për baballarët që rrisin djem
Familja

8 të vërteta të ashpra për baballarët që rrisin djem

1 October 2023
Kjo është mosha perfekte për t’i çuar fëmijët në DisneyLand
Familja

Kjo është mosha perfekte për t’i çuar fëmijët në DisneyLand

9 September 2023
Postimi tjetër
Edita Tahiri: Pa konsensus nuk ka paqe me Serbinë

Edita Tahiri: Pa konsensus nuk ka paqe me Serbinë

Lajmet e fundit

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës! 

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës!

2 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 2 gusht ndër vite?

2 August 2025
Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

2 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe vranësira të pakta lokale – Do të jetë mjaft nxehtë

2 August 2025
9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

2 August 2025
Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

2 August 2025
Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

2 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu