Jo rrallëherë, zyrtarët shtetërorë janë kritikuar për luksin që kanë treguar, teksa sipas Bankës Botërore mbi 20 për qind e qytetarëve jetojnë në varfëri, me më pak se dy euro në ditë në Kosovë. Me një grusht parash është shfaqur së fundmi duke u argëtuar zyrtarja për arsim në Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Burbuqe Thaqi – Matoshi.
Matoshi ka pranuar se videoja është bërë të enjten dhe ka thënë se ka qenë shaka ndërmjet miqve të tij. Bashkëshortja e ministrit Matoshi është punësuar në Ministrinë e Diasporës në korrikun e vitit të kaluar.