Nezir Mehmetaj nga fshati Rudice Komuna e Klinës sot rreth orës 19:00 është ndaluar nga policia serbe në Merdarë, shkruan InLajmi.
Për këtë InLajmi ka marrë një pronocim nga djali i axhes së personit në fjalë, Haxhi Mehmetaj i cili ka treguar për këtë rast.
Ai ka thënë se N.Mehmetaj i cili jeton në Zvicër e që ka ardhur për pushime ka shkuar së bashku me nënën e tij dhe me një kushëri në Serbi, për arsye të kontrollimit të analizave mjekësore, gjatë kthimit ata janw ndaluar në Merdarë nga ana e policisë serbe të cilët janë marrur në pyetje.
Ai tutje ka thënë se pas marrjes në pyetje nëna e personit dhe kushëriri janë liruar ndërsa Nezir Mehmetaj është ndaluar nga policia serbe.
Për këtë, sipas familjarëve të N.Mehmetaj e ka dërguar vetëm një mesazh i cili kishte thënë se janë duke e dërguar për në Beograd, por që asnjëri prej tyre nuk e dinë arysen e shoqërimit të tij në polici.
Familjari i personit në fjalë ka treguar për InLajmi se rastin e kanë paraqitur në Policinë e Kosovës por nuk kanë marrë masa./InLajmi/