Ja si duhen shpëlarë flokët e yndyrshëm për të qëndruar të pastër
Flokët yndyroren sepse gjëndrat dhjamore të gjendura në lëkurën e kokës, sekretojnë sebum, i cili lëngëzohet, arrin në gjatësinë e flokëve duke i bërë të papërshkrueshme nga uji dhe duke përmbushur kështu funksionin e tij mbrojtës.
Ndonjëherë, ky sekretim është i tepërt, duke i bërë flokët të duken të yndyrshëm dhe të pistë. Në këtë rast, do të vlente një truk për larjen e flokëve me bazë uthull molle. Ajo dezinfekton dhe pastron lëkurën e kokës, çka është e domosdoshme në rastin e flokëve të yndyrshëm.
Për një larje delikate dhe korrekte të flokëve të yndyrshëm, duhet të ndiqni hapat një pas një:
- Përgatisni një shishe me ujë të vakët me tre-katër lugë uthull.
- Shkumëzoni normalisht flokët: reduktoni sasinë e shampos, hollojeni me pak ujë në pëllëmbën e dorës dhe më pas aplikojeni tek skalpi i flokëve.
- Masazhoni shampon nëpër flokë për të larguar dhe frenuar sebumin e prodhuar nga gjëndrat dhjamore.
- Shpëlajini flokët me ujë të ngrohtë, përcjell Klan Kosova.
- Bëni shpëlarjen finale me solucionin e përgatitur me uthull molle.