• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 9 December, 2023
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Rajon

Edhe një vit i ri dhe “vendimtar” në raport ballkanin

V E nga V E
2 January 2020
në Rajon
0 0
0
Edhe një vit i ri dhe “vendimtar” në raport ballkanin
4
SHPERNDARJE
19
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Viti 2020 është paralajmëruar në Bruksel si një vit “vendimtar” për fatin e Ballkanit Perëndimor. Komisioni Evropian ka parlajmëruar se në janar do të propozojë një metodologji të re për zgjerimin. Brukseli planifikon që deri në samitin e majit në Zagreb të hartojë një plan efikas për procesin e zgjerimit.

Nga ana tjetër, vendet si Franca dhe disa të tjera, hezitojnë të mbështesin pa rezerva këtë proces, për shkak të problemeve të brendshme politike.

Fillimi i këtij procesi “efikas” vjen në periudhën kur Britania e Madhe do të largohet (në fund të janarit) nga Bashkimi Evropian dhe kur shumë gjëra janë të panjohura. Ndërkohë që zgjedhjet po afrohen në Serbi, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, e ndoshta edhe në disa vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. Ndaj mendohet se ndonjë afrim tepër i madh i BP me BE nuk është i mundur në këto kushte.

„Qëllimi im është që vitin e ardhshëm dhe gjatë mandatit tim pesëvjeçar të përshpejtohet procesi i afrimit të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian dhe të forcohet perspektiva e anëtarësimit“, deklaroi në dhjetor për Deutsche Wellen, komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi.

Ai pohon se Komisioni Evropian do të mbështesë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Me rëndësi është që vendimi pozitiv të merret shumë kohë para samitit të Zagrebit në maj”, pohon Oliver Varhelyi.

„Së pari, fuqimishëm do të përshpejtojmë reformat në të gjitha vendet e rajonit. Këto reforma duhet të manifestohen në terren dhe të mundësojnë zhvillimin ekonomik dhe një jetë më të mirë për qytetarët, që mundëson edhe afrimin me BE”, pohon komisioneri hungarez.

Së dyti, sipas tij, procesi duhet të jetë më objektiv, për të hequr shqetësimet e disa vendeve. Por duke mos ndryshuar rregullat e lojës.

Dhe pika e tretë e rëndësishme, sipas komisionerit hungarez, është mbështetja e zhvillimit ekonomik të këtij rajoni, nga fondet për investime. “Ambicia ime është që të nxisim zhvillimin ekonomik dhe që deri në fund të mandatit tim, të paktën një prej këtyre vendeve të mund të anëtarësohet në BE. Ndërsa të tjerat të shkojnë shumë larg në këtë proces të negociatave“, konstaton Oliver Varhelyi në deklaratën e tij për DW.

Përfaqësuesit e institucioneve evropiane kanë bërë të ditur se në pranverë mund të hapen negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me shpjegimin se “ky do të ishte korrigjim i gabimit historik“. Por Franca ende ka rezerva dhe pohon se procesi mund të hapet vetëm nëse më parë arrihet marrëveshje për reformën e procesit për anëtarësim.

Kjo temë duhet të trajtohet në samitin e BE në mars, por është pikëpyetje e madhe nëse të gjitha vendet anëtare të BE do ta mbështesin procesin për hapjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin. Nga ky vendim varet në masë të madhe edhe suksesi i samitit të Zagrebit, në maj të këtij viti. Në Zagreb pritet që vendet anëtare të BE dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor të përcaktojnë kornizat e zhvillimeve dhe procesit të zgjerimit të BE në dhjetë vitet e ardhshme.

Por ata që përcjellin zhvillimet në Ballkan e dinë se perspektiva e këtij rajoni për anëtarësim është hapur që në vitin 2003 në Selanik. E ky premtim është realizuar vetëm në Kroaci, e cila është anëtarësuar në vitin 2013. Samiti i mbajtur në vitin 2018 në Sofje, është vlerësuar si “vendimtar”, por ishte ky samiti ku presidenti francez Macron për herë të parë publikisht kërkoi që para zgjerimit të bëhet reforma e brendshme e BE.

Në strategjinë e publikuar në vitin 2018 thuhej se Serbia dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE deri në vitin 2025. Me kalimin e kohës po shtohen dyshimet se kjo do të realizohet.

Problemet më të mëdha në rajon.

Nga vet rajoni i Ballkanit Perëndimor thonë se ndërkohë nuk dihet fare se në ç’drejtim duhet të shkojnë dhe sa do të zgjasë kjo rrugë. Mali i Zi dhe Serbia, të cilat konsiderohen si lidere në këtë proces, këtë vit do të përballen me zgjedhjet parlamentare. Jo të gjitha forcat politike në këto vende i mbështesin reformat. Në vitin 2019 Mali i Zi nuk e ka hapur kapitullin e fundi të mbetur në negociata, ndërsa Serbia ka hapur vetëm dy kapituj.

Të dyja këto vende kanë probleme të mëdha me sundimin e ligjit – që theksohet në të gjiha raportet e progresit.

Komisioneri Oliver Varhelyi dhe shefi i ri i diploacisë evropiane Josep Borell kanë paralajmaruar se do të angazhohen fuqishëm për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Por qeveria në Kosovë ende nuk është krijuar, gjë që ka detyuar Borellin të anulojë vizitat e parashikuara në Prishtinë dhe Beograd.

Borrel pohon se përveç dialogut Beograd-Prishtinë, një nga prioritetet në punën e tij do të jetë edhe gjendja në Bosnjë-Hercegovinë. Brukseli ka kërkuar krijimin e Këshillit të Ministrave në Sarajevë, me shpejgimin se viti 2020, do të jetë shumë i rëndësishëm edhe për shkak të zgjedhjeve lokale në këtë vend.

Të gjitha këto procese duhet të zhvillohen në kohën kur Britania e Madhe do të largohet nga BE, e kjo me siguri që nuk do ta thjeshtësojë procesin e afrimit të BP me BE.

 

Tags: BallkaniBEVendimtare
Postimi i mëparshëm

E dhimbshme: Djaloshi që vdiq sot pas aksidentit, ishte student i mjekësisë

Postimi tjetër

Albin Kurti: Jetoj në një banesë 61 m2. Nuk dua të pasurohem, më mjafton kjo që kam

Të ngjajshme Postime

Vlora, një nga 13 qytetet europiane të Sportit për vitin 2024
Shqipëri

Vlora, një nga 13 qytetet europiane të Sportit për vitin 2024

9 December 2023
Helmohen 7 persona nga klori në pishinë në Ohër
Rajon

Helmohen 7 persona nga klori në pishinë në Ohër

9 December 2023
Shifrat rekorde e nëntorit, mbi 9.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë
Shqipëri

Shifrat rekorde e nëntorit, mbi 9.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë

9 December 2023
BBC: Kukësi, qyteti i parë i nominuar për Çmimin Nobel për Paqen
Shqipëri

BBC: Kukësi, qyteti i parë i nominuar për Çmimin Nobel për Paqen

9 December 2023
Komitetit Olimpik Mesdhetar që për herë të parë zhvillon mbledhjen e Bordit në Shqipëri
Shqipëri

Komitetit Olimpik Mesdhetar që për herë të parë zhvillon mbledhjen e Bordit në Shqipëri

9 December 2023
Ekonimi: Rritja ekonomike e Shqipërisë ka qenë impresionuese
Shqipëri

Ekonimi: Rritja ekonomike e Shqipërisë ka qenë impresionuese

8 December 2023
Postimi tjetër
Albin Kurti: Jetoj në një banesë 61 m2. Nuk dua të pasurohem, më mjafton kjo që kam

Albin Kurti: Jetoj në një banesë 61 m2. Nuk dua të pasurohem, më mjafton kjo që kam

Lajmet e fundit

Rama-Scholzit: Procesi i rinovuar i Berlinit është vetëm një nga shumë sukseset e miqve

Rama-Scholzit: Procesi i rinovuar i Berlinit është vetëm një nga shumë sukseset e miqve

9 December 2023
5 benefitet e mandarinave

5 benefitet e mandarinave

9 December 2023
MPJD organizon takime mes bizneseve kosovare dhe të diasporës në Frankfurt

MPJD organizon takime mes bizneseve kosovare dhe të diasporës në Frankfurt

9 December 2023
Llapi renditet në pozitën e 2-të në tabelën e Superligës së Kosovës

Llapi renditet në pozitën e 2-të në tabelën e Superligës së Kosovës

9 December 2023
11 të vdekur në Meksikë pas përleshjes të dhunshme me armë zjarri

11 të vdekur në Meksikë pas përleshjes të dhunshme me armë zjarri

9 December 2023
Vlora, një nga 13 qytetet europiane të Sportit për vitin 2024

Vlora, një nga 13 qytetet europiane të Sportit për vitin 2024

9 December 2023
Haradinaj mbështet policët: Kuvendi ta thërrasë një seancë të jashtëzakonshme

Haradinaj mbështet policët: Kuvendi ta thërrasë një seancë të jashtëzakonshme

9 December 2023
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu