Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë janë therur me thikë dy persona. Njëri nga ta është dërguar në QKUK për trajtim e tjetri në mbajtje bashkë me dorasin, shkruan InLajmi.
Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes veti tre të dyshuarve meshkuj K/Shqiptar, ku njëri nga të dyshuarit me thikë ka therur dy të dyshuarit tjerë. Njëri nga të dyshuarit është dërguar në Qendrën Klinike Universitare te Kosovës, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si vrasje në tentativë. /InLajmi