Nuk ka asgjë të ngjashme me lëkurën e butë dhe delikate të një fëmije. Asgjë në botë nuk krahasohet me një bebe të inatosur nga skuqja e pelenave ose ndonjë gjendje tjetër e lëkurës. Ndërsa fëmija juaj është i përsosur, lëkura e tij ndonjëherë nuk mund të jetë e tillë.
Shumë fëmijë janë të prirur për acarim të lëkurës në muajt e parë të tyre. Ja së çfarë duhet të dini dhe mund të bëni për këtë. Të sapolindurit janë të prirur për të patur rash (puçrra, skuqje) të lëkurës. Shumica e rashit të lëkurës te fëmijët nuk shkakton dëm dhe largohet vetë.
Ndërsa kujdesi për lëkurën e foshnjës mund të duket komplekse, duhet t’i bëni vetes tre pyetje të thjeshta:
– A mund të trajtohet kjo gjendje e lëkurës në shtëpi?
– Cilat sëmundjet e lëkurës që kanë nevojë për trajtim mjekësor në spital?
– Çfarë mund të bëjmë që problemet e lëkurës të mos ndodhin?
Shmangni rashin nga pelenat
Nëse fëmija juaj ka lëkurë të kuqe rreth zonës së pelenës, atëherë ju keni të bëni me atë që quhet rashi i pelenave.
Shumica ndodh për shkak të acarimit të lëkurës sepse:
– Pelena janë shumë të ngushta;
– Pelenat e lagura janë lënë për një kohë të gjatë;
– Një markë e veçantë e detergjentit, pelenave ose letrave të njoma me të cilat fshini fëmijën mund ta krijojë rashin.
Ju mund të shmangni skuqjen e pelenës nëse: mbani zonën e pelenës të hapur në ajër për aq kohë sa të jetë e mundur, ndrysho pelenën e fëmijës sapo të laget ose ndotet.
Gjithmonë lajeni foshnjën dhe mos përdorni letra të njoma për ta pastruar. Nëse acarohen pas banjës me ujë të ngrohtë, në zonën urogjenitale, thajeni dhe vendosni krem me oksid zinku.
Çfarë duhet të bëni me “puçrrat në fytyrë”?
Foshnjat që kanë “puçrra në fytyre” në fakt nuk janë me të vërtetë puçrra si adoleshentët. Hulumtimet sugjerojnë së mund të jetë e lidhur bllokimin e gjëndrave të yndyrës dhe të djersës në fytyrën e foshnjës suaj dhe jo me puçrra të infektuara.
Këto puçrra në hundë dhe faqet e foshnjës zakonisht pastrohen vete për disa javësh. Pra, nuk keni nevojë të trajtoni aknet e foshnjës ose të përdorni locione.
Shenjat e lindjes
Shumë fëmijë kanë këto shenja të lindjes – më shumë së 1 në 10. Këto shenja nuk janë të trashëguara. Ata mund të jenë që kur fëmija juaj lindë, ose mund të shfaqen disa muaj më vonë.
Në përgjithësi këto shenja nuk kanë asgjë për t’u shqetësuar dhe nuk kanë nevojë për trajtim. Por nëse kjo ju shqetëson, bisedoni me pediatrin tuaj.
Ekzema në fytyrat e foshnjave
Është një pjesë lëkure, sidomos në fytyrë që paraqet skuqje të shoqëruar me kruarje, që mund të ndodhë në përgjigje të një shkaku të caktuar.
Kjo është një gjendje e zakonshme te fëmijët që kanë një histori familjare të astmës, alergjive ose dermatiteve atopike. Ekzema mund të shfaqet në fytyrën e foshnjës suaj si një rash i skuqur.
Me kalimin e kohës, ajo bëhet e trashë, e thatë dhe me luspa. Ju gjithashtu mund ta shihni atë në bërryla, gjoks, krahë, ose prapa gjunjëve.
Për ta trajtuar atë, identifikoni dhe shmangni çdo shkak. Përdorni sapunë të butë dhe detergjentë të posaçëm, dhe aplikoni sasi të moderuara të kremrave zbutës. Ekzema në formë më të rëndë duhet të trajtohet me barna pas konsultës me mjekun.
Lëkurë të thatë
Ju ndoshta nuk duhet të shqetësoni nëse i porsalinduri juaj ka lëkurë të thatë pasi shpesh kjo ndodh nëse fëmija juaj lind pak me vonesë ose mbi 41 javë. Lëkura e shëndetshme është krejtësisht normale e butë dhe me lagështi.
Nëse lëkura e thatë e foshnjës suaj nuk pastrohet dhe të kthehet në të shëndetshme atëherë duhet që të bisedoni me pediatrin e fëmijës suaj.