• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 24 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Vetëm katër zejtarë janë duke mbijetuar në Gjakovë, dikur kishte qindra sosh

J G nga J G
30 December 2019
në Kosovë, Sociale
0 0
0
Vetëm katër zejtarë janë duke mbijetuar në Gjakovë, dikur kishte qindra sosh
4
SHPERNDARJE
96
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Rrugët e përdredhura të Çarshisë së Madhe në Gjakovë numërojnë rreth 500 dyqane të vogla prej druri.

Nga qindra sa ishin dikur, në ditët e sotme vetëm 4 zejtarë rrahin veglat e tyre në Gjakovë. Çarshia e Gjakovës, që njihej për artizanale dhe për punën e dorës, ka ndryshuar shumë, sidomos 20 vjetët e fundit. Të paktë janë ata zanatlinj që ende me mish e me shpirt po mundohen t’ia ruajnë identitetin kësaj pjese të Kosovës.

Rrugët e përdredhura të Çarshisë së Madhe në Gjakovë numërojnë rreth 500 dyqane të vogla prej druri, të cilat që prej shekullit XVI kanë qenë qendra të zejtarëve të ndryshëm. Gjeneratat e vjetra sigurisht e kanë ende në kujtesë gjallërinë e Çarshisë kur në të punonin qindra zejtarë dhe ku shiteshin e bliheshin shumë produkte prodhim dore. Çarshia e Madhe, që ishte zemra e funksionimit ekonomik për qytetin perëndimor të Kosovës, e tillë sot ka mbetur vetëm në kujtesë e në fotografi. Gjatë kohës së luftës në vitin 1999 pazari dhe Çarshia e Vjetër ishin shkatërruar, mirëpo dyqanet u rindërtuan me të njëjtin stil. Shumë prej tyre sot shërbejnë si kafene. Prej gjithë atyre zejtarëve që kanë punuar aty tani kanë mbetur vetëm katër, të cilët kanë trashëguar zanatin nga të parët e tyre. Në qytet funksionojnë vetëm dy saraçë, që punojnë elemente të kuajve, një orëndreqës dhe një djeppunues. Gazeta ka trokitur në dyert e dy prej tyre për të parë se si mbesin gjallë këto zeje sot.

Puna e saraçëve, në mesin e zejeve që po veniten

Bashkim Morina është njëri nga dy saraçët e vetëm që kanë mbetur aktivë në Çarshinë e Vjetër të Gjakovës. Morina tregon se këtë profesion e ushtron qe shumë vite. Ai merret me pajisje të kuajve, ku të gjitha janë punë dore. “Çdo gjë që realizoj është punë dore. Një fre i kalit për ta punuar merr kohë rreth 6 orë. Disa prej elementeve përfundohen më shpejt e për disa të tjera nevojitet më shumë përkushtim, sepse kanë edhe materiale të ndryshme”, tregon Morina. Ai shton se profesioni i saraçëve ka lulëzuar para 100 vjetëve, mirëpo me kalimin e kohës ky zanat është në zhdukje e sipër, sepse zhvillimi i teknologjisë ka ndikuar dukshëm. “Në këtë dyqan ka punuar gjyshi im, pastaj është pasuar zanati te babai dhe tek axhallarët e mi, unë jam brezi i tretë dhe dyqani ka më shumë se 100 vjet që është i hapur”, thotë Morina, duke shtuar se që prej kohës së pasluftës dhe me zhvillimin e teknologjisë profesioni i tyre është në falimentim e sipër. Para disa vitesh, kur secili fshat numëronte dy kuaj në shtëpi, puna e saraçëve ishte shumë e zhvilluar, sepse për secilin kalë i kanë punuar rripat ose frerët e tyre. Ndërsa në ditët e sotme, siç bëri me dije edhe zejtari, punimet nëpër fshatra i realizojnë me teknologji të re dhe shumica nuk mbajnë kuaj. “Unë vazhdoj ta mbaj dyqanin hapur vetëm për punë tradite dhe si trashëgimi nga familja, sepse nuk është profesion fitimprurës. Do të ishte mirë të pasohet edhe te brezi tjetër, mirëpo për arsye që kushtet ekonomike nuk janë të favorshme ne nuk mund t’ua imponojmë”. Më tutje zejtari bëri me dije se kanë qenë të interesuar të bashkëpunojnë me Komunën e Gjakovës dhe kanë kërkuar ndihmë, mirëpo ka pasur vetëm premtime dhe asnjë iniciativë konkrete. “Shumë shoqata na kanë vizituar dhe kanë ofruar ndihma për një makinë punë, mirëpo neve nuk na duhet makina kur s’kemi punë. E vetmja mënyrë që të mos zhduket ky zanat është që të na sigurojnë një rrogë minimale, që ta mbajmë gjallë dhe hapur dyqanin”, tha Morina. Për produktet e zejtarëve kanë interesim edhe të huajt, të cilët vlerësojnë shumë punën e tyre. Morina shpreson se në ardhmen kuajt të përdoren më shumë në funksion të sportit dhe puna e tyre të ringjallet.

Arkapunuesit në Gjakovë, mbi 100 vjet traditë

Familja Qarri është njëra ndër të parat familje që merren me zdrukthëtari ose me punime të arkave në Gjakovë, e cila për dekada me radhë është marrë me punimet e arkave të nuseve. Gjithsej në qytetin e Gjakovës thuhet të kenë qenë afër 30 arkapunues, që kanë punuar arka me lule dhe me dizajnë. Ky zanat është trashëguar brez pas brezi nga të parët e familjes Qarri, por tani duket se po shuhet.

Ruzhdi Qarri, zdrukthëtar dhe djeppunues në Çarshinë e Vjetër të Gjakovës, shpalos punimet e veta, teksa rrëfen traditën e familjes së tij. Për më shumë se 50 vjet ai punon si djeppunues. “Profesioni si djeppunues gjithashtu ka filluar të venitet. Nuk ka shumë perspektivë dhe brezat e rinj nuk tregojnë interesim për ta mbajtur gjallë”, tregon Qarri, duke shtuar se edhe si profesion është i vështirë, sepse meqë është edhe zdrukthëtar e punon djepin që nga prodhimi e deri në fund te dizajni. Atij i duhet një javë kohë t’i finalizojë dy djepa. Qarri shquhet për talentin e tij në arte të lira. Ai punon një lloj djepi, i cili është i rrallë dhe ai është i vetmi që mund ta punojë. Puna e tij është vlerësuar shumë dhe ka marrë ftesa që të japë mësim në Vjenë për arte të lira. “Për punën time kanë qenë të interesuar shumë ndërkombëtarë. Kam punuar një kuti dy metra për drejtorin e Ambasadës Amerikane. Po ashtu një vizitore amerikane me prejardhje izraelite ka kërkuar që t’ia punojë një djep me simbol të Izraelit”, tha Qarri, shkruan Zëri.

Njëra prej prodhimeve të tij, djepi 1 m e 60 cm, i realizuar me shumë kujdes, ka marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar në Torino. Ky djep tashmë gjendet në Galerinë e Arteve në Prishtinë, ku mund të vizitohet nga qytetarët. Ky dyqan në Çarshi të Gjakovës tash e sa vite vizitohet shumë shpesh nga vizitorë të ndryshëm nga mbarë bota, të cilët mahniten me punimet dhe me dizajnët e djeppunuesit.

 

Tags: GjakovaMbijetesaZeje
Postimi i mëparshëm

Ramush Haradinaj: Polici që po hetonte vrasjen e vëllait tim ishte rus

Postimi tjetër

Haradinaj: Kurti ta formoj qeverinë ose të lëshoj rrugë

Të ngjajshme Postime

Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj
Kosovë

Aksident në Rudar: 5 të lënduar, 2 prej tyre policë – një fëmijë në gjendje të rëndë

24 December 2025
Ndërpritet seanca fillestare për sulmin në kanalin Ibër Lepenc, mbrojtja kërkon përjashtimin e prokurorit
Kosovë

Ndërpritet seanca fillestare për sulmin në kanalin Ibër Lepenc, mbrojtja kërkon përjashtimin e prokurorit

24 December 2025
KQZ / Valmir Elezi tregon si do të organizohet puna më 31 dhjetor dhe 1 janar
Kosovë

KQZ / Valmir Elezi tregon si do të organizohet puna më 31 dhjetor dhe 1 janar

23 December 2025
30 të dënuar përfundojnë me sukses programet rehabilituese në burgun e Smrekonicës
Kosovë

30 të dënuar përfundojnë me sukses programet rehabilituese në burgun e Smrekonicës

23 December 2025
Policia konfirmon vdekjen e Shemit, këto janë detajet
Kosovë

Shemi varroset të mërkurën

23 December 2025
PZAP-ja e gjobit Listën Serbe me 20 mijë euro për vendosjen e materialeve propaganduese
Kosovë

PZAP-ja e gjobit Listën Serbe me 20 mijë euro për vendosjen e materialeve propaganduese

23 December 2025
Postimi tjetër
Haradinaj: Kurti ta formoj qeverinë ose të lëshoj rrugë

Haradinaj: Kurti ta formoj qeverinë ose të lëshoj rrugë

Lajmet e fundit

Vuçiq i paralajmëron ambasadorët serbë se “ka nisur një valë e njohjeve të Kosovës”: Të veprojmë, jemi mbështetur për muri

Vuçiq i paralajmëron ambasadorët serbë se “ka nisur një valë e njohjeve të Kosovës”: Të veprojmë, jemi mbështetur për muri

24 December 2025
Shqipëria merr sistemet Javelin nga ShBA-ja

Shqipëria merr sistemet Javelin nga ShBA-ja

24 December 2025
Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj

Aksident në Rudar: 5 të lënduar, 2 prej tyre policë – një fëmijë në gjendje të rëndë

24 December 2025
Sot mbyllet rruga në Serbi në drejtim të Kosovës, qytetarët këshillohen të përdorin rrugë alternative

Sot mbyllet rruga në Serbi në drejtim të Kosovës, qytetarët këshillohen të përdorin rrugë alternative

24 December 2025
Varroset sot Shemi i grupit “Ilirët”

Varroset sot Shemi i grupit “Ilirët”

24 December 2025
Iu bashkua BB VIP 5, Armela Hyseni ka qenë pjesë edhe e Big Brother Albania 9

Iu bashkua BB VIP 5, Armela Hyseni ka qenë pjesë edhe e Big Brother Albania 9

24 December 2025
Zelensky publikon për herë të parë 20 pikat e planit të paqes

Zelensky publikon për herë të parë 20 pikat e planit të paqes

24 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu