Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti nëse nuk e kanë në plan ta bëjnë Qeverinë, atëherë duhet të lirojnë rrugën dhe vendi të mos rrezikohet.
Ai ka folur kështu në “Debat” te RTK.
“Nëse partitë na ftojnë në konsultë për të gjetur formula për rrugëdalje, unë nuk hezitoj. Por nuk e kam në nijet të shkoj tek zoti Kurti nëse më thërret. Por nëse ai nuk e ka në plan ta bëjë, atëherë është mirë të lëshojë rrugë. Ne duhet të bëjmë diçka për buxhet”, ka thënë Haradinaj.