Postimi i plotë:
Tërheqja e radhës e Vetëvendosjes!
Akoma nuk kanë filluar të qeverisin me Kosovën, por partia e Albin Kurtit ka filluar të tërhiqet nga të gjitha parimet përmes së cilave i ka mashtruar qytetarët përgjatë viteve.
Albin Kurti, Glauk Konjufa e dhjetëra zyrtarë të kësaj partie janë deklaruar me dhjetëra e qindra herë se një nga kushtet që Kosova duhet t’i vendos Serbisë është zbardhja e fatit të të pagjeturëve dhe pastaj të dialogohet. Për Vetëvendosjen në dialog nuk do të duhej të diskutohej për të pagjeturit pasi që fati i tyre duhet të zbardhet dhe pastaj të dialogohet.
Jemi mësuar që pas 6 Tetorit të shohim e dëgjojmë çdo ditë tërheqjen e drejtuesve të kësaj partie nga parimet, që veç parime nuk ishin.
Tërheqja e fundit u bë e ditur sot nga Glauk Konjufca. Sipas tij, për këtë temë zëri duhet të ngritet edhe në negociatat e ardhshme me Serbinë.
Përfundimisht kjo është paturpësi e kësaj partie që është në gjendje të shkelë mbi çdo parim. Kjo parti jo që nuk pritet t’i kushtëzojë negociatat me Serbinë, por takimet si ato në kafenetë e Tiranës me Gjuriqin që mohonte masakrën e Reçakut do të bëhen të zakonshme./InLajmi/