• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 30 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Politikanët kërcënues dhe ata që u kërcënuan gjatë vitit 2019

J G nga J G
29 December 2019
në Kosovë, Politikë
0 0
0
Politikanët kërcënues dhe ata që u kërcënuan gjatë vitit 2019
4
SHPERNDARJE
22
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Si edhe në vitet e kaluara, politikanë të caktuar kanë qenë temë në media, më shumë jo për punën që kanë bërë në të mirë të shtetit, por për deklaratat skandaloze.

Gjatë 2019-ës, disa politikanë kanë dashur të tregojnë “muskujt” e tyre me kërcënimet që kanë bërë, kurse ka pasur raste kur ata janë kanë kërcënuar njëri-tjetrin, çka kanë ngjallur reagime të shumta.

Haxhi Hoti nga partia Nisma për Kosovën, kërcënoi kreun e VV-së, Albin Kurti.

Ai e ka nisur shkrimin duke e krahasuar Kurtin me presidentin amerikan John F. Kennedi, i cili ishte vrarë gjatë mandatit sa ishte president.

“Albin Kurti i ka 2 rrugë: ose ta lshojë Kosovën ose mund të vritet”, tek kjo fjali Hoti më pas e ka shtuar fjalën mund të cilin në fillimim nuk e kishte shkruar.

Kundër deklaratës ka dalë partia që i përket, NISMA e Fatmir Limajt e cila kanë thënë se “janë kundër çdo deklarate që nxit urrejte”.

Kjo deklaratë e tij ka nxitur reagime të shumta, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar kallëzim penal ndaj Hotit, duke e quajtur kërcënim brutal.

Rast tjetër i kërcënimit është ai i ish-deputetit të VV-së, Salih Zyba i kishte para zgjedhjeve të 6 tetorit bërë kreut aktual të Prishtinës, Shpend Ahmetin, duke thënë se pasi nuk zgjedhet deputet mund ta zgjedhë vendin ku do të jetojë, si Xhabir Zharku.

“I sigurt jam që Shpendi përveç që nuk do të jetë deputet, nuk do të jetë as kryetar komune. E vendin ku do të jetojë ka të drejtë ta zgjedhë si Xhabir Zharku”, kishte shkruar Zyba, deklaratë e cila kishte shkaktuar reagime të mëdha.

Ndaj kësaj deklarate kishte reaguar Fisnik Ismaili, i cili me të njëjtën monedhë ia kishte kthyer Salih Zybës, duke e kërcënuar me djegie të gishtave.

“Ule tash kryet, çoje bo***n, edhe grahi punës, ndreqna jetën neve që kujt keq kurrë s’i kemi ba. Edhe bani provove i bane dikujt keq për kurrgjë, ose për hakmarrje, po të premtoj se kanë me tu djegë gishtat”, ka shkruar Ismaili.

Pas Zybës edhe një anëtarë tjetër i Vetëvendosjes kishte bërë një kërcënim të tmerrshëm, këtë here jo ndaj ndonjë politikani, por ndaj gazetarëve.

Hysen Durmishi i VV-së kishte kërkuar arrestimin e gazetarëve.

“Astriti u vra. Vrasësit dhe urdhërdhënësit duhet të dënohen. Prokuroria duhet menjëherë, ama menjëherë, qysh sot, të shpallë urdhër-arrest për Sylë Hoxhen, Nexhmi Krasniqin, Dhurata Hoxhën, Baton Haxhiun, Vehbi Kajtazin e plot të tjerë, në mënyrë që të zbulohet e vërteta. Nuk do të ndalemi kurrë deri te e vërteta për Astritin”, kishte shkruar ai.

Më larg se Durmishi, kishte shkuar Endrit Shala, ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë i cili gjatë këtij muaji ka eskaluar, duke e goditur një gazetar, i cili po bënte punën e tij.

Shala kishte goditur gazetarin Ensar Ramadani të “Indeksonline” i cili ishte duke përcjellë nga afër, në QKUK, gjendjen e zyrtarit tjetër të Nismës, Luan Malokut i cili ishte plagosur me armë, shkruan reporteri.

Shala kishte mohuar se ka goditur gazetarin në fjalë, por incizimet që u publikuan më pas e demantuan atë.

Tags: Albin KurtiDklarataFatmir LimajHysen DurmishiPolitikanShpend Ahmeti
Postimi i mëparshëm

Sa të burgosur përfitojnë në Shqipëri nga amnistia e fundvitit

Postimi tjetër

Kastrati kërkon që rasti i vrasjes në Gjilan të trajtohet me seriozitet

Të ngjajshme Postime

Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë
Kosovë

Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë

30 July 2025
Zjarri te një depo te “Rrethi i Ismetit”, zjarrfikësit po e lokalizojnë, s’raportohet për të lënduar
Kosovë

Zjarri te një depo te “Rrethi i Ismetit”, zjarrfikësit po e lokalizojnë, s’raportohet për të lënduar

30 July 2025
Dyshohet se sulmoi ushtarët e KFOR’it dhe Policinë 2 vjet më parë në Zveçan, ngritet aktakuzë ndaj një personi
Kosovë

Dyshohet se sulmoi ushtarët e KFOR’it dhe Policinë 2 vjet më parë në Zveçan, ngritet aktakuzë ndaj një personi

30 July 2025
Mot me diell dhe vranësira në Kosovë
Kosovë

Mot relativisht të nxehtë, me vranësira të shpeshta

30 July 2025
Largohen nga vendi i ngjarjes ekipet që morën pjesë në operacionin e kërkimit në Ujman
Kosovë

Largohen nga vendi i ngjarjes ekipet që morën pjesë në operacionin e kërkimit në Ujman

29 July 2025
Trupi i 33-vjeçarit të mbytur në Liqenin e Ujmanit, Elshani: Rasti trajtohet si vdekje e dyshimtë
Kosovë

Trupi i 33-vjeçarit të mbytur në Liqenin e Ujmanit, Elshani: Rasti trajtohet si vdekje e dyshimtë

29 July 2025
Postimi tjetër
Kastrati kërkon që rasti i vrasjes në Gjilan të trajtohet me seriozitet

Kastrati kërkon që rasti i vrasjes në Gjilan të trajtohet me seriozitet

Lajmet e fundit

Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

30 July 2025
E mira e përjetshme që mendohet të sjellë injektimi i qelizave staminale në gju

E mira e përjetshme që mendohet të sjellë injektimi i qelizave staminale në gju

30 July 2025
Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë

Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë

30 July 2025
Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

30 July 2025
Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

30 July 2025
“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

30 July 2025
Pas tërmetit, në Rusi shpërthen vullkani më i lartë i Euroazisë

Pas tërmetit, në Rusi shpërthen vullkani më i lartë i Euroazisë

30 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu