Një kërcënim të hapur përmes një mesazh të dërguar në profilin e tij në Facebook mori sot djali i liderit të LDK-së, Isa Mustafa, Besnik Mustafa.
Besniku publikoi mesazhin mjaft banal dhe kërcënues që mori.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe analisti si dhe njëri nga themeluesit e parë të LDK-së, Milazim Krasniqi.
Krasniqi tha se në një vend ku dikush ka guxim me e kërcënu një familje kryeministrore, në këtë rast familjen e ish-kryeministrit Isa Mustafa, pa e fshehur identitetin në atë vend ka triumfuar anarkia dhe barbaria.
“Ai vend nuk është as normal, as i lirë. Ai vend më shumë ngjet si spital psikiatrik i tipit të hapur, por jo si vend normal”, shtoi Krasniqi./InLajmi