Themeluesi i Management Development Associates, Luan Dalipi u ka bërë thirrje LDK-së dhe LVV-së që të arrijnë marrëveshjen, i cili ka treguar sipas tij se si duhet të ndahet pushteti, shkruan InLajmi.
“LVV dhe LDK, arrini marreveshjen, ju lutem”
Sipas tij, VV duhet të marrë Kryeministrin, Kryeparlamentarin, zv. Kryemininistrin e dytë, nën-kryetarin e dytë të Parlamentit, dhe 5 ministri (kështu si janë zgjedhur), ndërsa LDK-ja sipas tij duhet të marrë zv.kryeministrin e Parë, Nënkryetarin e Parë të Parlamentit, pesë Ministri dhe të drejtën e nominimit të Presidentit.
“Nëse cilado pale e sheh të arsyeshme të kërkojë ndonjë rrokade mes ministrishë, besoj edhe kjo do të duhej të konsiderohej nga të dy palët”, ka propozuar ai.
Postimi i plotë:
LVV dhe LDK, arrini marreveshjen, ju lutem.
– Me 6 tetor LVV fitoi zgjedhjet parlamentare.
– Menjehere pas filluan diskutimet midis LVVse dhe LDKse per krjijimin e programit qeveritar bazuar ne bashkerendimin e premtimeve te tyre perkatese elektorale, gje qe edhe u arrite me sukses per rreth 2 muaj.
– Gjithashtu, LVV dhe LDK u pajtuan dhe i ndane ministrite 50/50.
– As LVV as LDK nuk planifikonin ta bojkotonin seancen konstituive te 26 dhjetorit 2019.
– Perkunder tentimeve deri ne momentet e fundit para seances, marreveshja midis LVVse dhe LDKse nuk u arrite.
– Nje nder arsyet kryesore e mos-arritjes se kesaj marreveshje ishte kerkesa e LVVse qe te dihet personi qe do te nominohet nga LDK per President dhe insistimi i LDKse qe kjo ti lihet ne diskrecion te plote atyre, ne kohen kur duhet te zgjidhet Presidenti i ri (qereku i pare i 2021).
– Perkunder perafrimit te madh midis LVVse dhe LDKse (e kane bashkerendite programin e ri qeveritar), eshte normale kjo veshtiresi ne arritjen e kesaj marreveshje, veshtiresi e cila kryesisht buron nga nje doze e mos-besimit qe mbizoteron tek te dyja palet. Keto dy parti nuk kane punuar bashke.
– Ka shume te panjohura dhe pritje te ndryshme e jo te njejta nga brenda ketyre paleve por edhe midis paleve, prandaj eshte normale kjo shperfaqje e hezitimit, mospajtimeve, deri te keqkuptimet qe po nxiten kryesisht nga disa media pe dini cfare.
Perkunder kesaj ^ situate qe ne shikim te pare po duket se kemi hase ne nje ‘rruge qorre’, dhe sic kam aludu ne statusin paraprak, te dy palet duhet te mbajne casjen pozitive ndaj njera tjetres dhe te punojne drejt permbylljes se marreveshje per bashke-qeverisje.
Kjo legjislature eshte me kualitativja qe kemi pase deri sot. Hapi 1 u krye me sukses. Glauku eshte me se meritor per poziten e Kryeparlamentarit.
Ne saje te kesaj situate te krijuar, besoj eshte e udhes qe edhe LVV ta pranon kushtin e LDKse qe Presidentin ta nominojne ata, atehere kur ti vie koha. Natyrisht, ai person do te duhej te jete i pranueshem per LVVne se pari dhe preferencialisht per spektrin e gjere politik ne vend, gje qe, une absolutisht nuk besoj se do te jete problem. LVV duhet ti mirebesoj LDKse, si dhe anasjelltas.
Te dy palet NUK ben ta harrojne qe qytetaret kane votuar per ndryshim te politikberjes dhe qeverisjes. Shteti jone eshte shume i brishte, ne cdo aspekt: maredhenie me shetet mike, me shtetet fqinje, me ekonomi, me arsim, me shendetesi, me drejtesi…nuk eshte as edhe nje sektor me te cilin mund te mburremi! Ja n’cfare gjendje na kane sjelle disa politikane qe mendjen e kane pase vetem me u pasuru vete dhe me i sterngarku institucionet publike me njerez militant politik. Kostoja oportune e qeverisjes se keqe eshte shumefish me e madhe se paraja publike qe e qojn poshte!
Qeveria LVV-LDK, bashke me te gjitha ata politikane tjere e profesioniste vullnet-mire duhet ti bejne balle shume sfidave te veshtira qe i presin: fillimisht me fillu me ckape shtetin nga krimi dhe korrupsioni (gje qe lehte mund te merr 2 mandate), dhe per ta vendose njehere e pergjithemone ne binare te zhvillimit te mirefillte ekonomik e social. << Kjo eshte ajo ‘fotografia e madhe’, keto dy jane qellimet kryesore te cilat duhet ti kene parasysh edhe LVV edhe LDK. 1,000 pengesa kane me dal perpara, por edhe me shume mundesi me i tejkalu, me bo pune te mire, dhe pas nja 10 viteve me pase mundesi me u mburre qe kane ndiku drejtepersedrejti ne kthimin e madh te vendit kah prosperiteti per te gjithe qytetaret. Prandaj, edhe LVV edhe LDK duhet ti lejn anash cfaredo inatesh te momentit dhe ta mbajne mendjen tek ajo ‘fotografi e madhe’!
Marreveshje perfekte s’ka, ne momentin qe printohet behet e papershtatshme diku/dikah. Me rendesi eshte qe qytetaret kane besu qe keto dy pale kane VULLNETIN e mire, e me vullnet te mire krijohet sistemi i mire i cili pastaj ta sjelle meritokracine ne qeverisje dhe ta largon nepotizmin bashke me keqijat qe i sjelle.
* * *
Ne saje te kesaj ^ situate te re te krijuar, i rekomandoj te dy paleve qe ta arrijne nje marreveshje sikurse kjo ne vijim:
LVV:
Kryeministrin,
Kryeparlamentarin,
zv. Kryemininistrin e dyte,
nen-kryetarin e dyte te parlamentit, dhe
5 ministri (keshtu si jane zgjedhur).
LDK:
Zv. Kryeministrin e pare,
Nen-kryetarin e pare te parlamentit,
5 ministri, dhe
e drejta e nominimit te Presidentit.
Nese cilado pale e sheh te arsyeshme te kerkoje ndonje rrokade mes ministrishe, besoj edhe kjo do te duhej te konsiderohej nga te dy palet.
Ky ^ eshte propozim i imi, si qytetar me vullnet te mire dhe me liri te plote mendimi./InLajmi/