Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj anëtarit të Nismës që kërcënoi kandidatin për kryeministër, Albin Kurtin.
Çitaku përmes një postimi në Facebook ka shkruar një thënie duke e cituar Umberto Econ.
Haxhi Hoti, anëtari i Nismës Socialdemokrate të shtunën publikoi një shkrim të për kryetarin e VV-së, Albin Kurtin, shkruan InLajmi.
Me anë të një postimi në Facebook, ai shkruante se lideri i VV-së, i ka dy zgjidhje, “ose ta lëshojë Kosovën, ose të vritet”
Prokuroria në Prishtinë mbrëmë ka lëshuar urdhërarrest për anëtarin e Nismës, Haxhi Hotin./InLajmi/