Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit.
Raportohet se një autobus është përplasur me një veturë në segmentin Milot-Rrëshen.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i veturës.
Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe rrethanat e ngjarjes, raporton Oranews.
Autobusi raportohet se po transportonte turistë nga Tirana në Brezovicë.