Deklaratat e lëshuara nga nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani, nuk u kanë pëlqyer anëtarëve të VV-së.
Disa prej zyrtarëve të VV-së reaguan menjëherë me deklarata të ashpra ndaj Osmanit.
Por, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri i cili në gusht të këtij viti iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje, shpreh një mendim krejtësisht ndryshe nga anëtarët tjerë të partisë së tij.
Në një prononcim për Periskopin, Bahtiri e përgëzon Osmanin për angazhimin e saj për të arritur deri tek nënshkrimi i marrëveshjes për koalicion.
Tutje, Bahtiri tha se bashkarisht do të punojnë dhe nuk do të dorëzohen derisa të arrihet koalicioni mes LDK dhe VV.
‘’Zonjën Osmani e përgëzoj për punën që e ka bë dhe është duke e bërë. Ajo do të luftojë për me arritë koalicionin. Ne do të luftojmë bashkarisht për ta arritë koalicionin, nuk do të dorëzohemi derisa ta arrijmë qëllimin’’, përfundon Bahtiri.