Më 6 të muajit tetor të këtij viti u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshmë në Kosovë, ku Lëvizja Vetëvendosje doli fituese, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, shkruan InLajmi.
Deri tash ende nuk ka ndonjë marrëveshje midis tyre koalicionit VV-LDK, e në lidhje me këtë ka reaguar këngëtari i njohur shqiptar Blero Muharremi.
Ai në një postim në llogarinë e tij në Instagram tha se është i hutuar dhe nuk po kupton asgjë.
“Spo marr vesh?! Marrin turr mi fitu zgjedhjet bohen gati për gjithçka, tani kur i fitojn, kan probleme ndarje pushteti, na vin me arsyetime blla blla… definitivisht jom i hutum dhe nuk pi marr vesh hic! Allahile kushdo prej partive qe ka qen, do te jet ne pushtet ju lutem vetëm per nje moment mendoni ne popull”, ka shkruar ai./InLajmi