Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami përmes një postimi në Facebook ka thënë se nëse kërkesat e kësaj partie duken të padrejta, atëherë 28 votat e tyre do të jenë për qeverinë Kurti duke mos marrur asnjë post, shkruan InLajmi.
Ajo ka thënë se do të votojnë secilin ligj dhe vendim që do të jetë në të mirë të vendit.
“Ose jemi partner ne qeverisje ose s’jemi”, ka shkruar Bajrami./InLajmi/