Ka përfunduar para pak çastesh ka mbledhur grupin parlamentar të Vetëvendosjes ku u diskutua koalicioni me LDK-në.
Përmes një shkrimi në Facebook, deputetja e LVV-së, Arbëri Nagavci ka folur pas mbledhjes së Lëvizjes Vetëvendosje.
Ajo ka thënë se është fat që VV-ja ka një lider që të ardhmen e popullit e ka më të rëndësishme se cilindo post public, që qeverisjen e kupton si përgjegjësi.
“Është fat që kemi një lider që të ardhmen e popullit e ka më të rëndësishme sesa cilindo post publik, një njeri që qeverisjen e kupton si përgjegjësi e jo privilegj. Në të ardhmen ai do të vendos standarde të reja jo vetëm të qeverisjes, por edhe të marrëveshjeve eventuale politike që në të kaluarën të tjerët i kanë kuptuar vetëm si pazare!”, ka shkruar Nagavci./InLajmi/