Boris Johnson u rizgjodh kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar në zgjedhjet e 14 dhjetorit me një fitore bindëse që befasoi të gjithë. Por, Johnson nuk është aspak një politikan i zakontë.
Para disa vitesh, në Melbourne të Australisë z.Johnson i kishte lënë krejtësisht të befasuar pjesëmarrësit me një performancë të pabesueshme kur fillon të recitojë nga Iliada vargjet homerike në greqishten e vjetër.
Ish kryetari i Londrës njihet për fjalët e tij shpesh absurde, por megjithatë është e zorshme t’i mohohet karizma.
“Kur unë jam në telashe, filloj t’i recitoj vargjet…” – thotë ai, dhe më pas nis recitimin në greqisht që mund ta ndiqni prej sekondës 53 të videos së mëposhtme, përcjellë Periskopi.
Iu kujtojmë se z.Johnson kishte fituar garën për “poezinë më fyese” sa ishte kryetar i Londrës duke i fituar 1 mijë dollarë, pasi kishte shkruar këto vargje për z.Rexhep Taip Erdogan:
“Na ishte një djalë i ri nga Ankaraja,
Që ishte masturbues brilant.
Derisa e mbolli të egrën tërshër-on,
Me ndihmën e një dhie,
Të cilën s’u ndal bile as që ta falender-on.”