Kërkesat për infermiere në Gjermani janë vazhdimisht në rritje. Jo pak vijnë nga Shqipëria dhe Kosova, e po ashtu edhe nga vendet e tjera të Ballkanit.
Duket se infermierët e ardhur në Gjermani shumë shpesh kanë vështirësi në integrimin e tyre në të përditshmen e punës dhe në mënyrë të veçantë, parashikimet e pagës në raport me shpenzimet.
Këtë e tregon edhe Ruzhdije Cerka, e cila ka shkuar në Gjermani si infermiere nga Shqipëria.
Ajo duket se nuk është e kënaqur nga të ardhurat e një pune si infermiere, ani pse në fillim oferta i është dukur tërheqëse dhe paga relativishtë e lartë.
https://www.facebook.com/dw.shqip/videos/2828297790565286/?t=0
Fillimi, për të, në Gjermani nuk ishte aspak i lehtë. Ajo është një nënë, e cila ka provuar një eksperiencë të re në Gjermani dhe flet për jetën e saj atje, transmeton albinfo.ch.
“Para se të vija në Gjermani, rroga e infermieres m’u duk e lartë, por paga që ofrohet në raport me shpenzimet nuk mjafton, për arsye se jeta në Gjermani është e shtrenjtë”, rrëfen ajo.