• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 6 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Historia e një emigranti që sot është mbret i picave

J G nga J G
25 December 2019
në Bota, Lajme
0 0
0
Historia e një emigranti që sot është mbret i picave
6
SHPERNDARJE
50
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Hakki Akdeniz mbërriti në Nju Jork shumë vite më parë. Dikur i pastrehë tashmë një milioner, 39 vjeçari nuk harron të kthehet në rrugë për të ndihmuar, atje ku nisi historia e tij amerikane. Korrespondetja e Zërit të Amerikës Anna Rice na sjell më shumë hollësi.

Milioneri Hakki Akdeniz është gjithmonë i zënë me punë. Ai jeton në një apartament të vogël në Nju Jork edhe pse mund të përballojë pa asnjë vështirësi një apartament dhe një makinë të shtrenjtë.“Endrrat e mia nuk lidhen me paratë. Unë ëndërroj për atë që dua të lë si trashëgimi, apo qëllimin pse jetoj dhe kjo nuk ka të bëjë me se sa para kam. Unë jam një njeri shumë i thjeshtë e besoni ose jo. Ora ime kushton rreth 100 dollarë. A mund të blej një Rolex? Absolutisht që po! Por pse duhet ta bëj?!”, thotë Hakki Akdeniz, filantrop.

Hakki Akdeniz, 39 vjeç është një nga 17 fëmijët e një familje kurde.

Në kërkim të mundësive ai u zhvendos fillimisht në Kanada kur ishte adolesht dhe në vitin 2001 në Nju Jork, në kërkim të një jete më të mirë.

Një mik amerikan i pati thënë se do ta ndihmonte, por kur ai mbërriti në Nju Jork, shoku i tij nuk ia hapi telefonin.

“Nuk e harroj atë ditë sepse ishte dita më e rëndësishme e jetës“, thotë Hakki Akdeniz.

Një motel i lirë apo një stol në një stacion treni…. ndalesa tjetër një qendër për personat e pastrehë e quajtur misioni “Bowery” ku Hakki Akdeniz kaloi plot tre muaj.

“Rreth 25 apo 30 vetë flinin aty ku flija unë. Njerëzit mendojnë se është e lehtë, por nuk është aspak ashtu të jetosh në një qendër për të pastrehët. Ka njerëz që mendojnë se të jetosh aty është liri, por nuk është ashtu“, thotë ai.

Hakki Akdeniz ia doli të gjejë një punë si pjatalarës në një piceri. Krahas kësaj pune ai mësoi se si të presë picat e pastaj t’i bëjë ato. Ai punonte 19 orë në ditë dhe përpiqej të kursente çdo qindarkë. Vite më vonë kurseu sa duhet për të blerë picerinë e tij, por reklamimi i biznesit në një qytet ku lulëzojnë me qindra biznese të tillë, nuk do të ishte i lehtë.

Më vonë Hakki Akdeniz fitoi një konkurs picash dhe një revistë botoi një artikull me foton e tij. Njerëzit nisin të flasin mbi këtë gjë dhe më pas të shkojnë në picerinë e tij.

“Papritur jam i famshëm. Njerëzit nisën të vijnë, ata sollën revistën me vete bënin foto me ne. Pastaj shoh se ka radhë jashtë restorantit. E më pas, zoti më bekoi dhe hapa një piceri të dytë!”, thotë Hakki Akdeniz, filantrop.

Pseudonimi i tij “Kampioni” u bë emri i zinxhirit të restoranteve të tij, aktualisht 14 të tillë. Hakki Akdeniz u bë i famshëm. Ai ka mbajtur një fjalim në OKB. Në faqen e tij në Instagram ai ka katër milionë ndjekës dhe një video ku Hakki Akdeniz shfaqet tek ushqen të pastrehët është parë nga 400 milionë njerëz.

Ai nuk do ta harrojë kurrë se çfarë do të thotë të jesh i pastrehë në Nju Jork ndaj dhe çdo të mërkurë kthehet atje për të ndihmuar.

“Ne kemi një buzëqeshje të bukur, nuk duhet ta lëmë kurrë të na shuhet. U them atyre që janë të pastrehë, buzëqeshni! Më jepni dhe një përqafim!“, shton Hakki Akdeniz, filantrop, shkruan VOA.

Hakki Akdeniz thotë se paratë shkojnë e vijnë dhe vlera e tyre matet me atë që mbetet pasi shpenzohen. Ai e di tashmë se çfarë do të bëjë me pasurinë e tij. Hakki Akdeniz planifikon të ndërtojë një godinë gjashtëkatëshe për të pastrehët, ku ata mund të jetojnë e të studiojnë, sepse ndonjëherë gjithçka që i nevojitet një njeriu është vetëm dikush që beson tek ai.

Tags: Hakki AkdenizHistoriaMbretNew YorkPica
Postimi i mëparshëm

Kjo pjesë e Kosovës është mbuluar nga bora

Postimi tjetër

Milovan Drecun: Janë “të lodhshme lojërat” e liderëve shqiptarë

Të ngjajshme Postime

Katy Perry bën “paraqitjen e saj të parë politike” në Japoni përkrah Trudeau-s
Bota

Katy Perry bën “paraqitjen e saj të parë politike” në Japoni përkrah Trudeau-s

5 December 2025
Britania ashpërson politikat, shqiptarëve me azil të refuzuar u ofrohen deri në 10,000 paund për t’u larguar
Bota

Britania ashpërson politikat, shqiptarëve me azil të refuzuar u ofrohen deri në 10,000 paund për t’u larguar

5 December 2025
Atë që s’ia dha Nobeli, ia jep FIFA – Trump nderohet për paqe
Bota

Atë që s’ia dha Nobeli, ia jep FIFA – Trump nderohet për paqe

5 December 2025
Simiq thotë se dera e zyrës së kryetarit të Mitrovicës së Veriut ishte e mbyllur me çelës, Radojevic s’mundi të futej brenda
Politikë

Simiq thotë se dera e zyrës së kryetarit të Mitrovicës së Veriut ishte e mbyllur me çelës, Radojevic s’mundi të futej brenda

5 December 2025
Promovohet Monografia për Xhamin e Hadumit në Gjakovë
Komuna ime

Promovohet Monografia për Xhamin e Hadumit në Gjakovë

5 December 2025
Sami Kurteshi me “agresion” të ri ndaj AGK’së dhe gazetarëve, i quan kriminelë dhe vrasës
Kosovë

Sami Kurteshi me “agresion” të ri ndaj AGK’së dhe gazetarëve, i quan kriminelë dhe vrasës

3 December 2025
Postimi tjetër
Milovan Drecun: Janë “të lodhshme lojërat” e liderëve shqiptarë

Milovan Drecun: Janë “të lodhshme lojërat” e liderëve shqiptarë

Lajmet e fundit

Katy Perry bën “paraqitjen e saj të parë politike” në Japoni përkrah Trudeau-s

Katy Perry bën “paraqitjen e saj të parë politike” në Japoni përkrah Trudeau-s

5 December 2025
Rreziku i fshehur në kozmetikë; Pse azbesti është kërcënim për shëndetin

Rreziku i fshehur në kozmetikë; Pse azbesti është kërcënim për shëndetin

5 December 2025
Britania ashpërson politikat, shqiptarëve me azil të refuzuar u ofrohen deri në 10,000 paund për t’u larguar

Britania ashpërson politikat, shqiptarëve me azil të refuzuar u ofrohen deri në 10,000 paund për t’u larguar

5 December 2025
Tranzicioni i pushtetit në veri, Ambasada e Gjermanisë: Sinjal i rëndësishëm i deeskalimit të mëtejmë

Tranzicioni i pushtetit në veri, Ambasada e Gjermanisë: Sinjal i rëndësishëm i deeskalimit të mëtejmë

5 December 2025
Lladrovci e do Limajn, Selimin, Remin e Jahjagën në PDK: Kosova ka nevojë për ndryshim të kursit

Lladrovci e do Limajn, Selimin, Remin e Jahjagën në PDK: Kosova ka nevojë për ndryshim të kursit

5 December 2025
Atë që s’ia dha Nobeli, ia jep FIFA – Trump nderohet për paqe

Atë që s’ia dha Nobeli, ia jep FIFA – Trump nderohet për paqe

5 December 2025
Simiq thotë se dera e zyrës së kryetarit të Mitrovicës së Veriut ishte e mbyllur me çelës, Radojevic s’mundi të futej brenda

Simiq thotë se dera e zyrës së kryetarit të Mitrovicës së Veriut ishte e mbyllur me çelës, Radojevic s’mundi të futej brenda

5 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu