Një shtetas i Turqisë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Pejë, shkruan InLajmi.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Pejë 24.12.2019-14:50. Raportohet se viktima mashkull K/Turk shtetas i Turqisë në banesën e tij është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./InLajmi