25 dhjetori është dita e 359-të e kalendarit gregorian (dita e 360 në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 6 ditë.
Ngjarje
1642 – Ka lindur matematikani, fizikani dhe astronomi anglez Isaac Newton, themeluesi i fizikës moderne.
1741 – Fizikani suedez Anders Celsius publikoi zbulimin e shkallës së 100 gradëve për matjen e temperaturës, bazuar në temperaturat e ngrirjes së ujit.
1914 – Në Lufta e Parë Botërore në Frontin Perëndimor ka hyrë në fuqi jozyrtarisht “armëpushimi i Krishtlindjeve” kur ushtarët britanikë dhe gjermanë ndaluan zjarrin, dhe u takuan në zonën neutrale.
1963 – U shfaq filmi vizatimorë “Shpata në gur” e Walt Disney.
1974 – Cikloni Tracy pothuajse tërësisht kishte shkatërruar qytetin australian Darvin.
1977 – Vdes aktori, skenaristi, regjisori dhe producenti anglez Charlie Chaplin, një nga pionierët e kinemasë dhe një ndër artistët më të mëdhenj në historinë e filmit.
1990 – Shfaqet premiera e filmit “The Godfather 3” (Kumbari III).
1991 – Mihail Gorbaçov dha dorëheqjen zyrtarisht si president i Bashkimit Sovjetik.
2010 – Bie bora e parë në 128 vitet e fundit në Atlanta, në SHBA, ku pati ndikuar negativisht në trafikun ajror. Atëherë, për shkak të dëborës kishin ndodhur realizime të parregullta të më shumë se 500 fluturimeve.
Lindje
1942, Sejfulla Myftari, aktor humorist shqiptar
1950, Musë Prelvukaj, piktor shqiptar
1995, Mimmi Sandén, këngëtare Suedeze.
Vdekje
1977, Charlie Chaplin, aktor amerikan me prejardhje britaneze
1990, Dhimitër Çani, skulptor shqiptar
Festa dhe përvjetore
Krishtlindja – Festë fetare e krishterë.
(Ri)lindja e Sol Invictus. Festa dimërore kushtuar perëndisë së diellit në Perandorinë Romake që nga viti 274.