Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kossnet, përmes një video, të postuar në faqen zyrtare të Ambasadës amerikane, ka thënë se 2020 do të jetë vit, kur për kosovarët do të vazhdojë përkrahja nga Shtetet e Bashkurara të Amerikës.
Tutje Kossnet shprehet, se ambasada amerikane do të vazhdojë me përpjekjen për të ndërtuar ardhmërinë, drejtësinë dhe prosperitetin në vendin tonë, shkruan Lajmi.
“Përshëndetje për të gjithë, unë dhe Alissia kemi qenë përgjatë një viti në Kosovës, 2019 ishte një vit mjaftë emocionues , e edhe 2020 do të jetë e tillë, një vit kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të vazhdojmë përkrahjen për njerëzit në Kosovë, në përpjekje për të ndërtuar të ardhmen, drejtësinë dhe prosperitetin.
Urime Viti i Ri”, u shpreh Kossnet.
Holiday Greetings from the Kosnett Family
Ambassador and Alison Kosnett send holiday greetings and best wishes for a Happy New Year
Posted by U.S. Embassy Pristina, Kosovo on Monday, December 23, 2019