Kandidati për deputet nga LDK-ja në zgjedhjet e fundit, Muhamet Hamiti, ka thënë se kontrollimi reciprok i pushteteve mundëson funksionimin demokratik të shoqërisë dhe shtetit.
Përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, Hamiti thotë se njerëzit me mendësi autoritare e duan pushtetin absolut.
Postimi i tij:
“Kontrolli reciprok i pushteteve (checks and balances) mundëson funksionim demokratik të shoqërisë e të shtetit.
Njerëzit me mendësi autoritare – komunistët në radhë të parë – e duan pushtetin absolut. Ky soj autokratësh kontrollin reciprok të pushteteve e sheh si cenim të pushtetit të tyre.
Shembuj të kësaj mendësie ka shumë në Kosovë e në Shqipëri”, shkroi Hamiti./InLajmi