Policia e Kosovës ka njofton se ka arrestuar një 19 vjeçare nga Gjakova, e cila dyshohet se në bashkëpunim me disa persona i morën para një personi tjetër, duke e mashtruar në rrjetin social “SnapChat”.
Organet e sigurisë kanë bërë të ditur se prangosja e kësaj vajze ka ndodhur në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë.
“Lidhur me rastin pas zhvillimit të hetimeve është identifikuar dhe arrestuar e dyshuara e cila dyshohet se në bashkëpunim me të dashurin e saj dhe shokun e tyre ia kanë marrë paratë një personi”, njofton Policia e Kosovës
Më tej, Policia sqaron se janë identifikuar edhe dy te dyshuarit tjerë dhe janë në kërkim. “Me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”.
Ndryshe, 19-vjeçarja mbrëmjen e së enjtes e ka ftuar një 29-vjeçar në banesën e saj, duke e joshur përmes Snap-it.
Por pak pasi arriti në banesën e saj, djali nga Gjakova u dëshpërua keq, aty e rrahën dhe e grabitën.
Biseda me një 19-vjeçare i shkoi mirë një djali nga Gjakova, por jo edhe momenti kur ai arriti në banesën e saj. Dy të rinjtë kishin bisedat përmes rrjetit social “Snapchat”, ku vajza e kishte joshur djalin dhe e kishte ftuar në banesën e tij.
29-vjeçari A.N. kishte shkuar në banesën e vajzës, A.D. me të cilën kishte biseduar. Por, pak pasi arriti aty, e priti një befasi e pakëndshme. Dy persona të maskuar dhe me shufra hekri në duar, ia kanë grabitur A.B. portofolin me 160 euro/InLajmi/